Dënohet në Elbasan, kapet në Kukës
Një 22-vjeçar i dënuar në mungesë nga Gjykata e Elbasanit është ndaluar nga policia e Kukësit në pikën kufitare të Morinit. Devis Shurdhi, lindur dhe banues në Lushnjë, ishte shpallur person në kërkim dy muaj më parë nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e kishte dënuar 22-vjeçarin me 1 vit e 10 muaj heqje lirie për veprën penale të "prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike". Burimet zyrtare të policisë lokale saktësojnë se i riu lushnjar është kapur nga posta kufitare në Morinë, teksa tentonte të kalonte kufirin me Shqipërinë. Mësohet se i riu ka qenë i dënuar dhe më parë për këtë vepër penale. Ndërkohë, pasditen e së enjtes, ai është shoqëruar për në Elbasan. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Be.Dy.
Be.Dy.