Abuzimi me taksat, dëm 2 miliardë lekë shtetit
Tatimi mbi Fitimin dhe TVSH janë dy taksat që i kanë shkaktuar shtetit një dëm tepër të madh ekonomik. Jo për nivelin e ulët të arkëtimeve, por për mënyrën e administrimit të tyre nga tatimorët në raport me biznesin. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, abuzimi me taksat në disa mënyra i ka sjellë një dëm ekonomik shtetit në vlerën rreth 2 miliardë lekë. Shifra i referohet buxhetit të vitit 2008, për të cilën KLSH e raportoi pak ditë më parë në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Degët tatimore me më shumë shkelje janë Durrësi dhe Korça, të dyja së bashku rreth 1.3 miliardë lekë abuzime. Shkeljet janë konstatuar kryesisht për TVSH-në dhe tatim-fitimin, por edhe për mosaplikimin e gjobës për mosdorëzimin e bilancit financiar brenda afateve ligjore.
Edhe komunat nuk mbeten pas, sidomos ato me burime të mëdha të ardhurash për shkak të pozicionit gjeografik. Rasti është për Komunën e Rrashbullit (që mbulon plazhin e Golemit, Kavajës), Petrelës dhe Bërxullës, që të dyja në Tiranë, me një dëm total prej 7 milionë lekësh. Arsyet janë të ndryshme, që lidhen me mospagesën e taksës mbi infrastrukturë etj.
Probleme me taksat kanë treguar edhe institucionet e tjera shtetërore, si Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve Tiranë dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, në vlerat respektive 188000 lekë dhe 26000 lekë, për moskryerjen e ndalesave të tatimit mbi të ardhurat personale.
Abuzim me taksat kanë kryer edhe projektet e ndryshme infrastrukturore, si ai i "Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat-Kuçovë", në vlerën 11278000 lekë, për mosdeklarim dhe mosderdhje të tatimit mbi të ardhurat, si dhe për penalitete të
pallogaritura dhe të paaplikuara sipas kushteve kryesore të kontratës. Apo projekti i "Ujësjellës-Kanalizime, Lushnjë", në vlerën 19138000 lekë, për mosdeklarim dhe mosderdhje të tatimit mbi të ardhurat. Për të gjitha këto shkelje, KLSH ka kërkuar konform ligjit zhdëmtimin 100 për qind kundrejt arkës së shtetit.
a.kola