Komunistët e përçarë bashkohen te porta e shtëpisë së Enverit
Në ditën e 101-vjetorit të lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, një grup i vogël ithtarësh të tij, fanatikë të komunizmit, janë grumbulluar përpara portës së shtëpisë së tij në lagjen Palorto të Gjirokastrës, aktualisht muze etnografik i qytetit dhe rrethit të Gjirokastrës. Nostalgjiket e udhëheqësit komunist qëndruan jashtë mureve të shtëpisë së tij dhe krahas lëvdatave të thëna nga drejtues të degës së Partisë Komuniste për Enver Hoxhën ata mbajtën një minutë heshtje dhe vendosën tufa me lule në shenjë nderimi te sofati i portës. Lidhur me numrin e vogël të të tubuarve para shtëpisë së Enverit, pjesëmarrësit thanë se kjo vinte ngaqë komunistët janë ende të përçarë dhe të paragjykuar nga opinioni i partive që diktojnë sot në Shqipëri.
Ndërkaq, porta e shtëpisë së liderit komunist Enver Hoxha në këtë përvjetor ka qenë dje e mbyllur, ndonëse nostalgjikët e tij që kanë shkuar aty me lule në duar janë tubuar në pjesën e përparme jashtë saj. Përfaqësuesit e Partisë Komuniste, tashmë legale, thanë në këtë tubim se mbajtja mbyllur e muzeut nuk është aspak njerëzore, pasi kjo shtëpi që deri në vitin 1992 funksiononte si muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare të Qarkut, pas një vendimi absurd të ish-ministrit të Kulturës Teodor Laço, formalisht vazhdon të konsiderohet muzeu etnografik i rrethit dhe, sipas tyre, jo vetëm komunistët fanatikë të ideve të Enverit, jo vetëm veteranët e luftës, bashkëluftëtarët e Enverit, por të gjithë e dinë të vërtetën e kësaj shtëpie.
En.Se.