Aksidentet, tre të vdekur dhe tre të plagosur në fundjavë
Mëngjesi i djeshëm ka rezultuar fatal për jetën e tre personave, si dhe për tre të tjerë që kanë mbetur të plagosur dhe që aktualisht ndodhen në spital.
Dy gra janë përplasur në mënyrë fatale nga treni i linjës Tiranë-Durrës, teksa kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të hekurudhës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat makinistin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sakaq, një tjetër person ka humbur jetën, ndërsa dy të afërmit e tij kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjetit me të cilin udhëtonin, me një betonier në Urën e Bistricës në Sarandë. Jo vetëm kaq, por një tjetër aksident për pak sa nuk u ka marrë jetën babë e bir në Shkodër, kur një makinë ka përplasur motorin e tyre në rrugë. Nga ana e saj, policia është duke hetuar ngjarjet, ndërsa ka shoqëruar në komisariat makinistin e trenit, shoferin e betonierit dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e një automjeti.
Treni shtyp dy të moshuara
Ngjarja ndodhi në orën 08:40 në hekurudhën Tiranë-Durrës në afërsi të uzinës “Dinamo e Re” në kryeqytet, kur Mide Ferra 75 vjeç dhe motra e saj, Hume Drenova, 70 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Durrës, gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa ishin mbi shina. Sipas disa dëshmive në vendngjarje, mësohet se gjatë momentit të ndodhjes së kësaj tragjedie që dyshohet të jetë aksidentale, dy motrat e moshuara po ecnin në hekurudhë, sipër shinave të trenit. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes nuk janë qartësuar, ndaj shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hekurudhave, bënë shoqërimin e makinistit të trenit, Edmond Hajrullai, 47 vjeç, për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. Aksidenti është konfirmuar dhe nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat kanë thënë një ditë më parë se në këtë aksident, Mide Ferra gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Hume Drenova si pasojë e dëmtimeve të shumta, me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë, nuk mundi të jetonte dhe gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Ura e Bistricës, betonieri përplas makinën
Ndonëse ende nuk janë zbardhur krejtësisht rrethanat e përplasjes së një betonieri me një veturë me emigrantë, bilanci ka qenë tragjik, një i vdekur dhe dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Bistricës, në Sarandë, kur automjeti me targa greke YN 13 63, i drejtuar nga 51-vjeçari Lefter Selo nga Derviçani i Gjirokastrës, është përplasur me kamionin betonier, me targa TR 58 66 D, që drejtohej nga 36-vjeçari Ilia Munguli, lindur në fshatin Nivicë dhe banues në qytetin e Sarandës.
Policia në vendngjarja ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i vdekur Jorgo Çulluri, 71 vjeç, banor i Derviçanit, i cili ishte pasagjer në automjetin me targa greke. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur Lefter Selo, shoferi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, Athina Selo. Sipas burimeve spitalore në Sarandë ku u dërgua Lefter Selo, ai ndodhej në gjendje të rëndë, ndaj është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin shtetëror të Janinës. Ndërkohë që mësohet se bashkëshortja e tij, Athina Selo, ndodhet në spitalin “Stefan Mekshi” të qytetit të Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër, dy të plagosur nga përplasja me furgonin
Aksidenti tragjik hekurudhor që u mori jetën dy grave të moshuara, si dhe ai i Bistricës, nuk ka qenë të vetmit gjatë ditës së djeshme. Po kështu, në orët e para të mëngjesit, babë e bir janë plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Shkodrës. Motori në të cilin po udhëtonin Ndoc Lulashi, 60 vjeç dhe djali i tij 35-vjeçar, Lulëzimi, është përplasur nga një furgon në lagjen “Dërgut” të këtij qyteti. Sipas të dhënave të policisë lokale, drejtuesi i furgonit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke mos u dhënë ndihmën e shpejtë dy të plagosurve. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë ndihmuar në transportimin e dy të lënduarve, babë e bir, në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve, në gjendje më të rëndë është shëndeti i 35-vjeçarit Lulzim Lulashi. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë të aksidentit dhe po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të aksidentit.
Të vdekur
Mide Ferra 75 vjeç
Hume Drenova, 70 vjeç, e motra, banuese në Durrës
Jorgo Çulluri, 71 vjeç, banues në Derviçan
Të plagosur
Lefter Selo, shoferi i automjetit
Athina Selo, bashkëshortja
Ndoc Lulashi, 60 vjeç, nga Shkodra
Lulëzim Lulashi, 35 vjeç, i biri