Në kërkim studenti i Juridikut, vidhte makina në plazh
Kanë mjaftuar pushimet e verës, që veç plazhit në bregdetin e Durrësit, një student i Juridikut të mendojë dhe për vjedhjen e makinave. Kështu, së bashku me një tjetër të njohur nga Paskuqani, Dritan Selmani, 23 vjeç, student në Universitetin “Kristal”, dega juridik, nga Tirana, ishin kthyer në tmerrin e pushuesve që sa vinte e denonconin rastet e vjedhjes së automjeteve. Por, një hetim i imtësishëm i policisë së Durrësit ka mundur të identifikojë autorët e këtyre vjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësja e policisë së këtij qyteti, Cako, sipas së cilës, gjithçka është bërë e mundur falë operacionit të koduar “Gjurma” nga shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Pronës në Durrës, ku në pranga është vënë Mariglen Miftari, 27 vjeç, banues në Paskuqan, ndërsa është shpallur në kërkim studenti.
Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar për kryerjen e vjedhjes së automjeteve në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave, ka qenë një denoncim në datë 25 të këtij muaji nga një shtetas kosovar për vjedhjen e automjetit, që agjentët e policisë të intensifikojnë hetimet për identifikimin e autorëve.
Dhe në të vërtetë, hetimet kanë nxjerrë në pah se bëhej fjalë pikërisht për Miftarin, që në bashkëpunim me studentin 23-vjeçar, rreth orës 02:30 të po asaj date,
në lagjen Nr. 13 në Durrës e pikërisht në afërsi të kompleksit “Dolce Vita”, dyshohet se kanë vjedhur autoveturën tip “Benz 300 D” me targa 544 KS 390, pronë e M.R., banues në Prizren, Kosovë.
Ndërkohë, policia tha se gjatë kontrollit të banesës së Mariglen Miftarit, u bë e mundur gjetja e bllokimi në cilësinë e provës materiale e autoveturës në fjalë, si dhe e disa çelësave e pajisjeve, që dyshohet të jenë përdorur nga personat në fjalë për vjedhjen e automjeteve. Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në banesat e të afërmve të këtij shtetasi, u gjetën edhe 3 autovetura të tjera tip “Benz”, të cilat mendohet të jenë vjedhur në zonën e plazhit të Durrësit gjatë këtij sezoni veror.
Po kështu, gjatë kontrollit të banesës së Dritan Selmanit, u bë e mundur gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e disa pjesëve xhenerike e motorike të autoveturave, të cilat dyshohet të jenë vjedhur në zonën e plazhit të Durrësit, si dhe e sasisë prej 82.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
Sakaq, tashmë policia ka shpallur në kërkim Dritan Selmanin për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim” dhe “prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërsa vazhdon puna nga struktura për hetimin e krimeve për dokumentimin ligjor të veprave penale të kryera në zonën e plazhit nga ky grup kriminal. Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
I arrestuar
Mariglen Miftari, 27 vjeç, banues në Paskuqan
Në kërkim
Dritan Selmani, 23 vjeç, student në Universitetin “Kristal”, dega juridik, nga Tirana
Sekuestruar
“Benz 300 D” me targa 544 KS 390, pronë e M.R., nga Prizreni, Kosovë
Disa çelësa e pajisje që janë përdorur për vjedhjen e automjeteve
3 autovetura të tjera tip “Mercedes-Benz”, të vjedhura në plazhin e Durrësit
Disa pjesë xhenerike e motorike të autoveturave të vjedhura
Sasia prej 82.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si heroinë