Ministri i Drejtësisë: Reformë në gjyqësor dhe në prokurori
“Sinonimi i Ministrisë së Drejtësisë të paktën për këto 7 muaj ka qenë dhe do të mbetet reforma në drejtësi, dhe kryesisht ajo që quhet reformë ligjore në institucionet kryesore si në sistemin gjyqësor, ashtu edhe në atë të prokurorisë”. Me këto fjalë e ka hapur konferencën e mbajtur një ditë më parë në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, kreu i këtij dikasteri, Enkelejd Alibeaj, i cili ka prezantuar dhe analizën 7-mujore të institucionit që ai drejton dhe institucioneve në varësi të saj.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se “është një sistem dhe një reformë e cila ka njohur arritjet e saj më të mëdha qoftë me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, me ligjin për administratën gjyqësore, me investimet në infrastrukturën e sistemit gjyqësor, ngritjen e gjykatave të reja, trajnimin e stafit mbështetës, si dhe me ligjin që aktualisht është në përfundim, ligjin për prokurorinë”.
Ndërkohë, drejtuesit e institucioneve kryesore të cilat drejtohen nga Ministria e Drejtësisë zbuluan performancën e punës së tyre gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti, ku ndër pikat kryesore të diskutimit ishte reforma në drejtësi. Sipas Alibeajt, “kjo e fundit është konceptuar në marrjen e masave me karakter ligjor, institucional dhe administrativ, të cilat synojnë në forcimin e shtetit ligjor, rikthimin e besimit të qytetarëve te drejtësia, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe transparenca e punës së organeve të drejtësisë”.
Ndërkohë që për kreun e Drejtësisë, “prioritetet që kanë qenë dhe do të jenë në fokus të procesit të reformimit, të cilat janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, janë përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e drejtësisë dhe përafrimi i tij me standardet ndërkombëtare, lufta kundër shfaqjeve korruptive në organet e drejtësisë nëpërmjet inspektimeve të vazhdueshme, transparenca në punën e organeve të drejtësisë, intensifikimi dhe efiçcnca e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, përmirësimi i infrastrukturës së gjyqësorit, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe trajtimit të të dënuarve, modernizmi dhe automatizimi i regjistrimit të pronës së paluajtshme, përfundimi i shpejtë i detyrimit ligjor të procesit kthimit dhe kompensimit të pronës, ekzekutimi i shpejtë i vendimeve gjyqësore, publikimi i shpejtë i akteve normative dhe çdo iniciativë tjetër në përmbushje të prioriteteve”. Në përfundim të analizës së treguesve, ministri i Drejtësisë u shpreh se puna e këtij 7-mujori nga Ministria e Drejtësisë është një punë grupi, nga njerëz që kanë mundur të tregojnë që shërbimi ndaj shtetit dhe qytetarëve mund të bëhet me vullnet dhe entuziazëm dhe të gjitha sfidat dhe objektivat që i janë vendosur këtij institucioni janë më se të arritshme dhe të kapërcyeshme.
Kjo analizë u mbajt në kuadër të zbatimit të objektivave që qeveria shqiptare ka shpallur në programin e saj për realizimin e ndryshimeve thelbësore në qeverisje për t’i ofruar shqiptarëve një qeverisje që është në sinkron me ëndrrat, vullnetin, energjinë dhe nismat krijuese të tyre, një qeverisje që bëhet faktor i nxitjes së proceseve zhvilluese dhe i përshpejtimit maksimal të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit.
Ish-të përndjekurit
Alibeaj: Së shpejti dëmshpërblimi me bazë elektronike
“Për herë të parë është bërë realizimi i një baze elektronike të dhënash për sa i përket “dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë”, ndërkohë që pritet që së shpejti të fillojë edhe ndarja e këtij dëmshpërblimi”. Në lidhje me problemin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve, ministri Alibeaj ka sqaruar se “nuk ekzistojnë listat e personave të ekzekutuar apo të dënuar gjatë regjimit komunist”. Sipas tij, “në këto 17 vjet, shumë qytetarë kanë dëshiruar që të marrin të famshmen “damkën e të përndjekurve” dhe e kanë marrë në mënyrë joligjore, për të përfituar në mënyrë jokorrekte”. Ndërkohë që për këtë, ministri ka thënë se “të dhënat ndodhen në 4 arkiva kryesore, në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe në Arkivën Qendrore Shtetërore". "Këto janë të dhëna të shpërndara dhe nuk janë të dixhitalizuara, në një kohë kur numri i aplikimeve gjatë këtyre 7 muajve ishte mbi 11.824 dhe pritet që edhe për këtë periudhë 4-5 mujore të ketë një rritje të aplikimeve, ndërkohë që procesi do të duhet që të përfundojë në 3 muaj", - ka shpjeguar Alibeaj. Sipas numrit një të Drejtësisë, “në momentet e fillimit të aplikimit të këtij ligji, në janar 2008 pati një lloj çoroditje të gjithë aplikantëve dhe kjo për faktin e mosinformimit të tyre. Në fillimet e veta ky ligj ka pasur një studim se sa do të ishte fatura financiare dhe pikërisht për këtë gjë, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur edhe një evidencë të numrit potencial të të përndjekurve që do të mund të përfitonin”. Sipas tij, "ligji përcakton një procedurë verifikimi të dokumentacionit që është sjellë prej aplikantëve dhe të dokumenteve të tjera që evidentojnë dënimin e padrejtë, masën, llojin e dënimit, por edhe verifikimin e dokumentacionit mbi vitet e vuajtjes së dënimit”.
Kthimi dhe kompensimi i pronave
Arritje pozitive janë evidentuar edhe në Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Është rritur vendimmarrja e kthimit të pronave me 60 % në raport me një vit më parë. Është realizuar një shpërndarje më e mirë e fondit të kompensimit të pronës. Në vitin 2007 fondi i kompensimit është shpërndarë vetëm për 5 qarqe, ndërsa në vitin 2008 për shkak të përfundimit të hartës së vlerës kjo shpërndarje mbulon të gjithë territorin e RSH-së. Në kompensimin fizik për herë të parë me vendim të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar 17.700 ha tokë bujqësore dhe 72.000 ha pyje e kullota si fond i kompensimit fizik. Për të nxitur më tej këtë proces është miratuar nga ministri i Drejtësisë rregullorja e re, e cila përshpejton punën e administratës dhe shmang zvarritjet.
Regjistrimi i Pasurive të Paluajtshme
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë shënuar ndryshime progresive për sa i përket shërbimit në kohë dhe cilësi të aplikimeve për regjistrim të pronës. Mesatarja e trajtimit të aplikimeve në ditë është 7.9 praktika për punonjës. Brenda 7-mujorit aplikimet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë arritur shifrën 330.000 mijë. ZRRP është në proces regjistrimi fillestar për 10.000 pasuri, dhe është në proces tenderi ndërkombëtar për regjistrimin e 120.000 pasurive të tjera.
Përmbarimi
Për sa i takon Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor është rritur ndjeshëm numri i çështjeve të ekzekutuara në krahasim me numrin e çështjeve që iu është dhënë zgjidhje ligjore. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e formalizmit të tregut në vend. Të dhënat statistikore tregojnë se është rritur vlera e vjelur e detyrimit në shumën 530.122.292 lekë dhe 3.711.608 euro, si dhe është rritur vjelja e gjobave penale në shumën 76.979.563 lekë dhe në shumën 1.273.665 euro.
Burgjet
Investimet në infrastrukturë me ndërtimin e tre I.E.V.P-ve të reja në Vlorë, Fushë-Krujë dhe Korçë me financimin e BE-së, 9.8 milionë euro, kanë sjellë uljen e mbipopullimit në burgje. Në drejtim të përmirësimi të trajtimit të të burgosurve është realizuar rritja e normës ushqimore. Nga 2500lekë/ditë për të burgosur është bërë 4500 lekë/ditë, si dhe po ndiqet një politikë rehabilituese për të dënuarit me rritjen e numrit të lejeve shpërblyese dhe të veçanta nga 47 për vitin 2007 në 1.721 për vitin 2008.