Ina Rama në Singapor, për luftën ndaj krimit kompjuterik
Krimi i teknologjisë informatike nuk njeh kufij, prandaj kërkon bashkëpunim dhe një përgjigje globale nga ana e organeve të ndjekjes ligjore. Me temë kryesore kooperimin ndërkombëtar për luftimin e terrorizmit në fushën e internetit dhe kompjuterit, Kryeprokurorja e vendit, Ina Rama, ka marrë pjesë nga data 27 deri më dje, 31 gusht, në Asamblenë vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve të zhvilluar në Singapor. Sipas të dhënave të zëdhënëses së Prokurorisë së Përgjithshme, Holta Zhiti, një ditë më parë, mësohet se tema qendrore e takimit ishte kooperimi ndërkombëtar për luftimin e krimit në fusha ku përdoret teknologjia informatike, interneti dhe kompjuteri. Fjala është për terrorizmin, manipulimin e të dhënave dhe të llogarive bankare, vjedhjet me mashtrim të klientëve që bëjnë blerje përmes internetit apo përdorimi i internetit prej pedofilëve dhe konsumuesve të pornografisë me fëmijë.
Ndërkohë, mësohet se në forumet dhe grupet e punës u diskutua për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, sepse krimi kompjuterik nuk njeh kufij dhe se shpesh në të janë të përfshirë shumë persona që jetojnë në vende të ndryshme dhe komunikojnë përmes internetit. Ky krim me përmasa globale kërkon edhe një përgjigje globale nga ana e organeve të ndjekjes ligjore. Ndër konkluzionet e të pranishmëve ka rezultuar se përvoja ka treguar se kriminelët dhe terroristët mund të bllokojnë përmes viruseve edhe funksionimin e pjesëve të tëra të administratës dhe të shtetit, puna e të cilëve sot nuk mund të konceptohet pa përdorimin e kompjuterit.
Krijimi i institucioneve të specializuara
Në takimet e grupeve të punës u ngrit nevoja e krijimit të institucioneve shtetërore të specializuara për ekspertizën e krimit kompjuterik (cybercrime), si dhe e specializimit dhe profilizimit të prokurorëve dhe të oficerëve të Policisë Gjyqësore për hetimin e krimeve në këtë fushë. Rritja e jashtëzakonshme e numrit të kompjuterëve dhe e përdoruesve të internetit, si dhe zhvillimi i teknologjisë (e-technology) dhe ekonomisë elektronike (e-economy) ka çuar edhe në shtimin e jashtëzakonshëm të krimeve në këtë fushë. Për këtë, edhe krijimi i njësive të specializuara për ndjekjen e këtij krimi bëhet më se i domosdoshëm. Përvoja e deritanishme tregon se shpesh autorët e këtyre krimeve përdorin si mundësi për të fshehur gjurmët edhe vende të vogla, apo të tilla ku interneti nuk ka ndonjë zhvillim masiv.
Përmirësimi i legjislacionit
Në takim u theksua edhe domosdoshmëria e përshtatjes dhe e përmirësimit të legjislacionit për ndjekjen dhe ndëshkimin e cyber-krimit, krimeve të kryera përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit, si nëpërmjet detajimit të veprave penale të veçanta dhe sanksioneve të tyre, edhe nëpërmjet parashikimeve specifike për marrjen dhe administrimin e provave gjatë hetimit të këtyre veprave. Ndërkohë që pavarësia dhe paanshmëria e prokurorëve në ushtrimin e detyrës ka qenë tema tjetër e rendit të ditës të takimit ndërkombëtar të Singaporit. Shumë prej diskutantëve që morën fjalën në takim theksuan se kjo paanshmëri dhe pavarësi është “conditio sin equa non” për punën e prokurorëve.
Në shenjë solidariteti dhe për të theksuar rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve, Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve nderoi me çmimin e saj special drejtorin e Përgjithshëm të Prokurorisë së Afrikës së Jugut, Patrick Pikoli, si shembull të mbrojtjes me dinjitet dhe profesionalizëm të pavarësisë së prokurorisë ndaj çdo lloj interference dhe ndikimi në përgjigje të standardeve ndërkombëtare të punës së prokurorëve, kodit për prokurorët dhe parimeve të Komisionit të Gjenevës.
Takimet e Ramës
Gjatë ditëve të Asamblesë Ndërkombëtare të Prokurorëve, Kryeprokurorja Ina Rama pati edhe takime të veçanta me prokurorë të rajonit, si dhe me prokurorë të vendeve, ku ka emigracion të madh nga Shqipëria. Sipas Zhitit, takimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dhe këmbimit të informacioneve me interes reciprok.
Ndërkohë, numri një i prokurorisë shqiptare pati edhe një takim të posaçëm pune me përfaqësuesit e EUROJUST-it, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë me ato të vendeve të BE-së, si dhe përsosjen e veprimtarisë së prokurorisë shqiptare sipas standardeve të BE-së. Në përfundim të takimit u theksua edhe një herë rëndësia e fuqizimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve si forum kontakti për këmbimin e përvojave dhe diskutim problemesh në nivel ekspertësh ndërkombëtarë.