Topalli: Mbreti Zog, Ataturku shqiptar
Koha e Mbretit Zog, që në diktaturën komuniste u mohua dhe u anatemua, ka marrë dje dhe vlerësimin e politikës shqiptare. Në mënyrë të sinqertë, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, nuk ka nguruar ta krahasojë me liderin historik të Turqisë, që ka shënuar në histori reformimin e shtetit turk. Duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në ekspozitën e hapur enkas për mbretërinë shqiptare në 80-vjetorin e saj, Topalli tha se “ishte një njeri vizionar, që ëndërronte një Shqipëri moderne. Besoj se modeli i tij ishte modeli i Ataturkut shqiptar”. E duke forcuar krahasimin e saj, ajo shtoi se “në kuptimin e sotëm dhe në artikulimin e sotëm besoj se ishte një lider i vërtetë, i admirueshëm për reformat që bëri, për mendimin modern dhe aplikimin me kurajë të idesë së një shteti modern shqiptar që për atë kohë ishte jashtëzakonisht e vështirë”. Gjithashtu, Topalli ka parë më gjerë aspektin parlamentar të viteve të mbretërisë, ku shteti shqiptar ndërtoi bazat e tij ligjore. Sipas kreut të Kuvendit, shumë ligje të atëhershme janë me interes për t’u studiuar për nga përmbajta dhe standardet që kanë. “Historia e Mbretërisë së Shqipërisë vlen për t’u studiuar në të gjithë gjerësinë e saj, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar, përmes vizionit modern të Mbretit Zog”, - u shpreh ajo.
Vlerësimi
Pas miratimit para pak vitesh nga Parlamenti shqiptar i ligjit që i lejonte familjes mbretërore të rikthehej në atdhe dhe të jetonte me të gjitha nderimet që i takojnë një familje mbretërore, politika shqiptare e ka parë në një prizëm të ri kohën e Zogut. Rasti më i fundit ishte ai i djeshmi, kur kryeparlamentarja Topalli ka mbajtur vërtet një fjalim për t’u shënuar referuar figurës së Mbretit Zog dhe kohës që ai mbretëroi. Në këtë mënyrë pak nga pak, me ndihmën edhe të politikës, po fashitet në mendimet e shqiptarëve imazhi i mbretit “tradhtar” i ngulitur nga doktrina komuniste. Me të drejtë, kryetarja e Kuvendit u ndal në hapësirën ligjore që ka lënë trashëgimi mbretëria shqiptare. Sipas saj, “është ndoshta historia e parë e gjithë historisë së shtetit shqiptar që vlen për t’u studiuar në të gjithë gjerësinë e saj, qoftë nga pikëpamja që unë e shoh si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë: për ligjet që janë bërë, për Kushtetutën, kodet, qarkoret, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar për të cilin merita kryesore, absolutisht, në ato vite është e Mbretit Zog”.
Pango: Mbretëria, moment i rëndësishëm në stabilitetin e shtetit
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, përshëndeti dje në emër të qeverisë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “80-vjetori i Monarkisë Shqiptare (1928-1939)”, kushtuar një periudhe të rëndësishme të historisë kombëtare, Mbretërisë Shqiptare, e proklamuar si sot 80 vjet më parë. “MTKRS e ka mbështetur këtë konferencë, e cila është konferenca e parë ndërkombëtare që organizojnë institucionet shtetërore, kushtuar kësaj periudhe, sepse kështu i shërbejmë njohjes, kultivimit dhe ndriçimit të trashëgimisë sonë historike”, - ka nënvizuar Pango në këtë konferencë ku ishin të pranishëm personalitete të jetës politike dhe kulturore shqiptare. “Periudha e Mbretërisë Shqiptare, e cila mban vulën e personalitetit politik dhe shtetasit të njohur shqiptar, Ahmet Zogut, shënon pikësëpari një moment të rëndësishëm në stabilitetin e shtetit shqiptar”, - tha kreu i kulturës duke cilësuar se gjatë kësaj periudhe u konsoliduan institucionet kryesore politike, kulturore, ekonomike dhe shoqërore kombëtare, duke i përafruar ato me institucionet demokratike të kohës dhe duke futur shtetin shqiptar në rrugën e modernizimit dhe progresit. “Kam besim se konferenca e sotme do të sjellë kontribute të vlefshme për ndriçimin e historisë së kësaj periudhe, duke bërë një hap të ri në rishkrimin e historisë sonë kombëtare, në mënyrë objektive e korrekte”, - përfundoi Pango.
Ekspozita, Pallati Mbretëror Shqiptar në foto
Në Muzeun Historik Kombëtar ditën e djeshme është hapur një ekspozitë me fotografi që i përkasin familjes mbretërore shqiptare, që ditën kur është shpallur monarkia. Në kuadër të 80-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, ekspozita është çelur që në orët e para të mëngjesit. Në fokus të saj janë me dhjetëra fotografi të rëndësishme për ekzistencën e familjes mbretërore, të cilat tregojnë aspekte të ndryshme të saj ndër vite. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm anëtarë dhe të afërm të Familjes Mbretërore, historianë, personalitete të kulturës, studiues shqiptarë e të huaj. Ekspozita përmban foto nga jeta e Familjes Mbretërore, objekte të ndryshme në përkatësi të Pallatit Mbretëror, veshje të ruajtura nga ajo periudhë si dhe e mjedise të improvizuara me orendi të Pallatit Mbretëror. Për veç pamjeve të veçanta, në ambientet e hollit të Muzeut Historik Kombëtarë nuk mungonin gjithashtu edhe dokumente apo materiale të pasura. Fotografitë e pjesëtarëve të Pallatit Mbretërorë janë ekspozuara pikërisht dje ku 80 vjet më parë, menjëherë pas shpalljes së republikës, përfaqësues të qeverisë shqiptare morën vendimin e themelimit të Monarkisë së Shqipërisë. Kjo është një ekspozitë e cila është realizuar nga puna dhe përkujdesja e vetë oborrit mbretëror dhe pikërisht në fotot dhe materialet që ajo përmban do të ekspozohet e gjithë periudha e Monarkisë Shqiptare si dhe historia e familjes Zogu. Pas ceremonisë së hapjes së ekspozitës të gjithë të ftuarit morën pjesë në një simpozium shkencor mbi monarkinë shqiptare, mbi veprimtarinë e mbretit Zog, i cili u zhvillua në sallën “Iliria”, në hotel “Sheraton”. Ndër 20 referuesit e planifikuar të këtij seminari bënin pjesë studiues të tillë vendas dhe të huaj si historiani i famshëm amerikan, Ben Fischer, i cili e njeh mjaft mirë historinë e mbretit Zog, dhe ai francez, Patrik Nashbou. Fischer ka shkruar madje edhe një libër për mbretin Zog.