Klienti italian “rrëmben” prostitutën shqiptare
“E rrëmbyer”, e rrahur dhe dhunuar nga një person që në fillim mendohej të ishte klienti i saj, por që më pas është kthyer në agresor. Viktima e dhunës seksuale është një 25-vjeçare, emigrante shqiptare, e cila edhe pse nën shok, ka mundur të mbajë mend numrin e targës së automjetit të autorit të ngjarjes. Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Marinelës, Itali, ku e reja punonte si çdo natë zanatin më të vjetër në botë.
Ngjarja ka pushtuar kronikat e agjencive italiane të lajmeve një ditë më parë, ku sipas “Il secoolo.it”, mësohet se fillimisht një veturë luksoze ka ndaluar para këmbëve të vajzës shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore, ka bërë pazarin dhe më pas janë nisur që të dy për në shtëpinë e klientit italian.
Sipas dëshmisë së vajzës, dhënë për policinë, bëhet fjalë për një person rreth 30-35 vjeç, në dukje normal. Por kjo jo për vajzën, e cila ka përjetuar momentet më të vështira të jetës së saj. Dhe në të vërtetë, minutat e ferrit kanë filluar pikërisht kur e reja ka kuptuar se klienti i saj nuk ka marrë rrugën për në apartamentin që i kishte thënë në fillim.
Sipas mediave fqinje, në këtë kohë shqiptarja ka provuar të zbresë nga makina, por ai ka mbyllur automatikisht dyert. Më pas, është drejtuar drejt një zone të pabanuar dhe të izoluar. Megjithatë, ende pa ndaluar makina, duke përfituar dhe nga një moment shpërqendrimi i drejtuesit, vajza ka provuar përsëri të zbresë. Ka hapur derën nga vendi ku ndodhej dhe më pas ka filluar të vrapojë në mes errësirës. Por, pas disa hapash është arritur nga klienti, i cili e ka shtyrë më forcë. Policia thotë se vajza ka përfunduar përdhe dhe jo vetëm kaq, por që aty agresori ka filluar ta qëllojë më shqelma.
Gjithashtu, ai i ka hequr të gjitha rrobat e trupit duke e lënë krejtësisht nudo. Më pas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në terren. E reja shqiptare ka tentuar të mbrohet, e ka goditur, e ka gërvishtur, por që nuk ka mundur të ndalë dot egërsinë kafshërore të klientit. Pasi ka përfunduar gjithçka, burri ka hipur në makinë duke lënë të shtrirë përtokë vajzën, kjo e fundit duke qarë, e shokuar dhe pa asnjë veshje.
Megjithatë, kur klienti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ajo është veshur siç ka mundur, dhe më pas ka ecur drejt rrugës kryesore. Policia tha se vajza shqiptare as që e ka pasur ndërmend të bëjë denoncim për një gjë të tillë, por se kanë qenë ata që kanë këmbëngulur të bëjë një gjë të tillë (pasi e kanë marrë vesh nga disa banorë të zonës që kanë parë gjendjen e vajzës në rrugë). Gjysma e së keqes, vajza ka treguar në polici vetëm numrat e targës, që mesa duket ka qenë e vetmja që ka mbajtur mend nga gjithë shoku që ka kaluar.
Ndërkaq, miqtë e saj e kanë shoqëruar në spital, ku sipas mjekëve, e reja ka pësuar fraktura të shumta në trup, si dhe tronditje psikike. Më pas, ajo ka shkuar në polici ku ka treguar ngjarjen, ndërsa karabinierët janë vënë në ndjekje të një personi të dyshuar si autor i sulmit ndaj shqiptares.