Rruga e Kombit vijon të marrë jetë. Një i vdekur dhe katër të plagosur në aksin Morinë- Kukës
Share
Në aksident përfshihet një makinë që përdorej si depozitë gazi. Brenda tre ditëve në aksin Kalimash- Morinë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë
Në aksident përfshihet një makinë që përdorej si depozitë gazi. Brenda tre ditëve në aksin Kalimash- Morinë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë
Ishte parashikuar se Rruga e Kombit, sidomos akset Kalimash- Kukës dhe Kukës- Morinë do ishin rruga e re e vdekjes në Shqipëri. Brenda pak ditësh janë shënuar disa aksidente vdekjeprurës, më i fundit i ndodhur para pak minutash.
Mësohet se tre makina janë përplasur në aksin Kukës- Morinë, rreth dhjetë kilometra larg qytetit. Si pasojë ka gjetur vdekjen një person dhe janë aksidentuar katër të tjerë, njëri në gjendje të rëndë për jetën. Viktima është Besnik Parllaku, 52 vjeç, kurse i plagosuri rëndë është Osman Velaj. Tre personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta. Policia bën me dije se një nga makinat e përfshira në aksident përdorej si depozitë gazi.