Tiranë, zjarri i fuqishëm shkrumbon punishten e drurit
Share
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një punishte druri në Tiranë, duke dëmtuar së paku tre banesa rreth e qark. Zjarri shkrumboi plotësisht punishten e drurit, ndërkohë që për fat të mirë nuk pati dëmtime në njerëz, për shkak se ata u evakuuan në kohë. Zjarri shpërtheu në punishten në rrugën 5 Maji. Forca të shumta të zjarrfikësve, autoambulanca dhe forca policie mbërritën në vendngjarje, por lufta me flakët ka qenë shumë e vështirë, çka ka bërë që në ndihmë të tyre të vijnë edhe forcat e ushtrisë.
