Kongresi i PS, Blushi: Jo thirrjes për kryengritje Denis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, ne fjalen e mbajtur diten e djeshme ne Kongresin e PS, shprehu bindjen se rruga per tek kutite kalon nga zgjedhjet dhe vetem nga zgjedhjet, dhe jo permes kryengritjes. Gjate fjalimit te tij, zyrtari lart socialist, i cili njihet edhe si themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne seline roze, theksoi se rruga per tek fitorja kalon nga zgjedhjet lokale. "Dhe nese sot ka disa gjera per te cilat jo te gjithe mendojne njelloj une besoj se ka disa ceshtje themelore per te cilat asnje socialist nuk do thoshte jo: Te gjithe ne duam nje parti te majte dhe jo te djathte, te gjithe ne duam nje parti te bashkuar dhe jo te percare, besoj se te gjithe jemi per rruge parlamentare dhe jo per bojkot, te gjithe jemi per protesta dhe jo per kryengritje, te gjithe duam te fitojme dhe vetem te fitojme", deklaroi Blushi. Sipas tij, socialistet jane me koken prapa pa arritur dot te zbardhim te verteten, te gjejne sic duhet arsyet e humbjes gje qe e kane bere me debat, me protesta me bojkot dhe natyrisht me trishtim. Normalisht, vijoi ai, e gjitha kjo kohe qe ka kaluar ka sherbyer per te testuar forcen e nje partie te madhe per t'u rimekembur, per t'u ringritur dhe per t'u organizuar. "Megjithate une besoj se sot eshte dita per te pare perpara. Ne nuk e zhbejme dot ate qe ka ikur. Ka shume njerez ne kete salle dhe jashte saj te cilet mendojne se 28 qershori ishte dita per te rishikuar gjithcka qe kishim bere ne kater vitet e para te opozites dhe une jam ne nje mendje me ta", theksoi zyrtari lart i selise roze. Blushi nenvizoi se ka shume njerez qe mendojne se PS duhet te ndryshoje qe te fitoje dhe ai tha se pa dyshim eshte ne nje mendje me te gjithe ata. Me tej, deputeti socialist tha se "kutite mund te japin deshmi dhe prova per krimin e qeverise, por dobesite kronike te se majtes, percarjen e saj te re dhe te vjeter, mungesen e nje programi qe zgjidh nevojat e shoqerise, qe zbut ceshtjen e papunesise dhe te varferise, organizimin e nje partie funksionale dhe demokratike, keto jane disa ceshtje qe nuk jane ne doren e qeverise por vetem dhe vetem ne doren e socialisteve". "Shqiperise ashtu si cdo vendi tjeter i duhet opozita per te bere ato qe qeveria nuk i ben dot. Dhe kjo eshte arsyeja pse jemi sot ketu, per te ndryshuar veten dhe pastaj Shqiperine, ndryshe pse duhej t'i riktheheshim statutit dhe programit?", shtron pyetjen anetari i Kryesise se PS. Njekohesisht ai shtroi pyetjen se si mund te fitojne. Deputeti i PS shprehu besimin se ky Kongres duhet te filloje te mendoje per kete dite e cila nuk eshte as shume larg por nuk eshte as shume afer. Sipas tij, socialistet mund te fitojne duke u bashkuar. Sipas tij, ne 28 qershor e majta nuk ishte e bashkuar dhe askush nuk mund te thote se kjo nuk ndikoi ne rezultat. "Dikush mund te thote tani jemi me shume sepse edhe disa parti te djathta jane rreshtuar me ne. Une nuk e kundershtoj, por nuk mund te besoj se bashkimi i te majtes fillon nga e djathta", theksoi Blushi. Ai tha se "kutite nuk hapen me rruge procedurale ne nje shtet qe proceduren e perdor vetem per te mbrojtur Sali Berishen nga korrupsioni, por kutite mund te hapen vetem me rruge politike: populli mund te fuse duart ne kuti vetem duke votuar". Per te, zgjedhjet lokale jane nje mundesi per te deshmuar se ishin shumice me 28 qershor, pasi fitorja ne keto zgjedhje do t'i coje ne zgjedhje te parakohshme.