E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, 45 milion euro Interit për Maikonin

Ish-tekniku italian i zikaltërve, tashmë në krye të stolit të Mançester Sitit, prej kohësh kërkon mbrojtësin anësor, cilësitë e të cilit i njeh mjaft mirë që në kohën kur drejtonte Interin. Për të siguruar shërbimet e Maikonit, Mançini është gati të kërkojë nga pronarët e klubit të bëjnë edhe sforco ekonomike nëse do të jetë e nevojshme.

Mediat franceze raportojnë se oferta më e fundit që ka ardhur në drejtim të klubit nga Milano është plot 45 milion euro. Megjithëse nga shumë ky lajm mund të mendohet thjesht si spekullim mediatik, heshtja e presidentit Masimo Morati ngjall kureshtje. Nëse operacioni realizohet me sukses, atëherë Maikoni do të hyjë në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›