Aksidenti bllokon autostradën
Durrës- Një aksident i ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës ka bllokuar qarkullimin, duke lënë në pritje shumë automjete. Sipas korrespondentit tonë në vendin e ngjarjes, radha e makina që presin i ka kaluar tashmë 2 kilometër, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët pranojnë se po u humbet durimi. Sipas policisë, ka qenë një automjet tip Iveko me targë DR 4847C, e cila ndërsa vinte në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur Kodrat e Shën Vlashit ka goditur rëndë bordurën dhe është kthyer kryq në aksin e rrugës duke bllokuar trafikun. Radha e automjeteve nis nga kodra e Shën Vlashit deri në afërsi të Sukthit.
Për fat drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime dhe ka shpëtuar paq, por është dëmtuar rëndë kabina e mjetit. Mësohet se automjeti ka çarë trafikndarësin, ndërkohë që lëvizja e tij ka parqitur vështirësi. Aktualisht policia po punon për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës dhe lehtësimin e trafikut.