Arrestohet prostituta, 100 euro për një seancë
DURRËS- Një vajzë nga Fushë-Kruja, por që e ushtronte profesionin e prostitutës në qytetin bregdetar të Durrësit është arrestuar nga policia në orët e mesnatës. Çmimi i një “seance” marrëdhëniesh seksuale me të ishte për momentin e kapjes 100 euro. Policia pasi kishte marrë njoftime mbi një vend ku ushtrohej prostitucioni në lagjen bregdetare nr.1, ka vënë nën vëzhgim gjithë zonën dhe kur ka marrë informacion se vajza 19-vjeçare ishte në një dhomë në zonën e ish-hotelit të njohur turistik “Vollga”, duke prostituar, ka ndërhyrë dhe ka kapur në flagrancë atë dhe klientin e saj.Pas kësaj, në orët e mëngjesit të së dielës, blutëkanë dërguar në dhomat e izolimit prostitutën dhe ka deklaruar se për shtetasen e datëlindjes 1989, lindur dhe banuese në Fushë-Krujë ishte vendosur masa e arrestit për ushtrim prostitucioni. Uniformat blu bënë të ditur se 19-vjeçarja dhe klienti i saj u morën në pyetje dhe pranuan se vajza po ushtronte prostitucion. Pas marrjes së dëshmisë nga klienti, ai u la i lirë. Sipas të dhënave të marra në rrugë konfidenciale, policia po kërkon të gjejë personat e tjerë që qëndronin pas vajzës dhe që ushtronin kontrollin ndaj saj nga pozitat e tutorit, si dhe i siguronin klientelën.