E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi për Dosjet: Përgjigja ime është dekreti

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si politikan është shprehur sot pro hapjes së dosjeve. Ndërkohë që kjo cështje kaq e rëndësishme sipas tij, sa është ajo e hapjes së dosjeve duhet të trajtohet gjerësisht dhe duhet një ligj i mirëmenduar.

Deklaratën, kreu i shtetit e ka bërë pas interesimit të medias, fill pas mbylljes së një takimi me të moshuarit në Tiranë, me rastin e festave.

“Çdo njeri me post dhe që do të bëjë karrierë duhet të jetë i pastër”- ka thënë Topi, duke shtuar se përgjigja e tij si president për këtë çështje është dekreti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur mazhornac e ka thënë fjalën e saj për miratimin e projektligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë” edhe pa votat e pëlqimin e opozitës. Madje, edhe pas kundërshtimit të faktorëve ndërkombëtarë për shtyrjen e votimin dhe këshillën e dhënë për konsultimin e gjerë për një projekligj të standardeve ndërkombëtare.

Pas kritikave të ambsadës së SHBA-së në Tiranë, asaj britanike OBBE dhe ODIHR, kreu i qeverisë dje ka deklaruar prerë se ligji do të votohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›