Ndërpritet greva e urisë, afati deri në 4 dhjetor
Gjirokastër- Grevistët e pallatit të shembur në Gjirokastër kanë ndërprerë greven në ditën e tetë te saj. Vendimi është marrë sot, pasi e kanë diskutuar mes tyre. Grevistët kanë dalë në një protestë të lajmëruar që më parë, për të bërë publike e me zë kërkesat e tyre. Pas tubimit ata kanë deklaruar se dalin nga greva për t’iu bashkuar familjeve të tyre në këtë prag festash të fundvitit.
“Dalja nga greva nuk do të thotë se ne tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne do të festojmë me familjet për festa dhe do të presin për realizimin e kërkesave deri në datën 4 dhjetor. Nëse deri atëherë, asgjë nuk ka ndryshuar do t’i rikthehemi grevës së urisë”- kanë thënë sot banorët grevistë.
Mëngjesin e sotëm pranë tyre kanë shkuar edhe drejtuesit lokalë, prefekti Spiro Ksera, dhe kryetari i bashkisë Flamur Bime. Ata i kanë premtuar banorëve se kanë bërë marrëveshje me firmat e ndërtimit, për t’u siguruara banorëve apartamente. Ndërkohë që sipas vendorëve lekët që ka dhënë qeveria si dëmshpërblim pa tragjedisë, banorët le t’i përdorin për orendi.