Aksidenti, humb jetën 21-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën sot në orën 10.15 në afërsi të qytetit të Lushnjës kur automjeti në të cilin udhëtonte, doli nga rruga duke shkaktuar dhe plagosjen e tre personave të tjerë që gjendeshin me të. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në Konjat, në rrugën Lushnjë-Zhamë. Automjeti tip “Benz” me targa të Tiranës, i cili drejtohej nga 35-vjeçari Harilla Kaleshi, ishte duke udhëtuar në drejtim të kryeqytetit. Bashkë me të në makinë gjendeshin 21-vjeçarja Entela Miraku, Elda Kaleshi, 20-vjeçare, si dhe Ilir Kaleshi 18 vjeç. Në një moment, që dyshohet se ishte përgjumje e shoferit, automjeti ka dalë nga rruga si rezultat i humbjes së kontrollit në drejtim dhe për pasojë është përplasur, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 21- vjeçares Entela Miraku. Në aksident mbetën të plagosur shoferi Harilla Kaleshi si dhe të afërmit e tij, Elda dhe Ilir Kaleshi.
Policia kreu veprimet e para në vendngjarje dhe tha se dyshon për përgjumje të shoferit. Katër personat që ndodheshin në makinë, me vendbanim në Tiranë, vinin nga Gjirokastra ku kishin marrë pjesë në një dasmë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme dhe më pas, duke u kthyer për në shtëpitë e tyre, u përballën me tragjedinë.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008