E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi 1.5 ton heroinë, del para gjykatës

Autori i Lajmit: red.
Dyshohet se ka trafikur 1.5 ton heroinë, del para gjykatës në cilësinë e trafikantit ndërkombëtar të drogës. Një kosovar 45 vjeç është njohur dje me akuzën e trafikimit të sasisë më të madhe të heroinës në Zvicër. Klani në fjalë, nga viti 1997 e deri në vitin 2003, ka kontrabanduar rreth 1.475 kilogramë heroinë, të sjellë nga Turqia, për vende të ndryshme evropiane.
Procesi
Një ndër proceset më të mëdha gjyqësore të kontrabandës me drogë dhe krimit të organizuar në Zvicër, do të fillojë sot ndaj një klani kosovar që ka operuar në këtë shtet, njofton agjencia INA. Të akuzuar janë tre persona të një familjeje kosovare, të cilët kanë kontrabanduar rreth 1.500 kilogramë heroinë. Si i akuzuar kryesor është një kosovar 42 vjeçar, i cili së bashku me të vëllanë supozohet se është koka e bandës. Prokuroria shtetërore zvicerane e akuzon atë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, kontrabandë të rëndë me drogë dhe larje parash.
Trafiku
Klani në fjalë, nga viti 1997 e deri në vitin 2003, ka kontrabanduar rreth 1.475 kilogramë heroinë të sjellë nga Turqia, për vende të ndryshme evropiane. Sipas akuzës, nga organet policore deri më tani janë konfiskuar 970 kilogramë. Drogat narkotike janë transportuar me ndihmën e automjeteve të përgatitura në mënyrë speciale nga shitës rajonalë të drogës, kryesisht me prejardhje shqiptare. Prej tyre, 12 të tillë janë identifikuar dhe të gjithë janë dënuar. Sipas akuzës, klani ka paraqitur një rrezik të jashtëzakonshëm. Nga gjysma e vitit 1990, ai ka qenë furnizuesi kryesor i tregjeve evropiane me heroinë. Ekzistojnë indikacione për një strukturë mafioze të përgatitur mirë. Ka të ngjarë gjithashtu se katër vrasje të pasqaruara në Kosovë, shkojnë në konton e këtij klani. Paratë ilegale të fituara janë investuar në Kosovë, në ndërtesa dhe vetura luksoze.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›