Merr flakë kamioni, rrezikohen tre fshatra
Autori i Lajmit: red.
Një kamion me bar të thatë ka ndeshur në telat e tensionit të lartë duke e ndezur sanën. Tre fshatra të Malësisë së Madhe në Shkodër po luftojnë me flakët, pas një zjarri të rënë sot në mesditë. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një kamion që transportonte bar të thatë. Burime nga policia bëjnë të ditur se një kamion me targë TR 8722 D është shkaktari kryesor i zjarrit më të madh në këtë sezon veror në qarkun e Shkodrës. Fshatrat Qarri i Sipërm, Demiraj, Grizhë, Çezëm, Meshqerraj rrezikohen nga ky zjarr, i cili, sipas banorëve, është shkaktuar nga kamioni që transportonte sanën dhe që gjatë rrugës ka marrë flakë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Tonin Fanga, 45 vjeç nga Thethi i Dukagjinit, ishte duke udhëtuar me të birin e tij minoren në kamion, kur lartësia e barit të thatë që po transportonte ka ndeshur telat e tensionit të lartë, të cilat e kanë ndezur atë. Ai është larguar menjëherë me të birin e tij për shkak se automjeti mori flakë dhe rrezikoi jetën e tij. Ai ka shuar flakët në trupin e tij në një burim uji aty pranë. Mësohet se jetët e tyre janë jashtë rrezikut. Pas kësaj, zjarri i rënë është përhapur me shpejtësi në mal duke vënë në rrezik fshatrat përreth. Ndërkaq policia ka shoqëruar shoferin e kamionit dhe të birin minoren të japin detaje rreth ngjarjes që ka përhapur panik në 3 fshatra të Malësisë së Madhe, Shkodër.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008