Arrestohet greku, ndihmoi shqiptarin të arratisej nga burgu
Autori i Lajmit: red.
Arrestohet personi që ndimoi shqiptarin Alket Rizai të arratisej nga burgu grek. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke të cilat deklarojnë se i janë vënë prangat dje në Agrinjo të Greqisë Perëndimore, 27- vjeçarit Spiros Dhravilas, një prej dy personave që morën pjesë në arratisjen spektakolare të Alket Rizait nga burgu i Koridhalos me helikopter para dy vitesh, më konkretisht pasditen e 4 qershorit të vitit 2006. Forcat e policisë speciale të ndjekjes së krimeve e kanë arrestuar pas një operacioni të suksesshëm gjatë kohës kur ai ka vizituar mikeshën e tij, e cila u arrestua gjithashtu për strehim të keqbërësit dhe bashkëpunim në arratisjen me helikopter. I arrestuari kishte edhe një pistoletë që nuk mundi ta përdorte kundër 8 policëve, të cilët e arrestun kur po blinte diçka në një dyqan. 27-vjeçari Dhravilas ishte shpallur person në kërkim qysh prej marsit të vitit 2006, kur kishte thyer lejen e burgut gjatë dënimit me 6 vjet dhe nuk ishte kthyer më. Pas arratisjes së bujshme të Rizait dhe njërit prej vëllezërve Paleokosta me helikopter, organet greke zbuluan se një prej dy personave që kishin marrë me forcë helikopterin ishte pikërisht, Spiros Dhravilas. Arrestimi i tij, sipas policisë greke, mund të zbardhë, pa dyshim, mënyrën se si u krye kjo arratisje që shokoi opinionin publik në Greqi, ndërsa u pasua nga kritika tepër të ashpra për policinë në vend. Vajza e arrestuar, gjithashtu dhe motra e 27-vjeçarit të arrestuar, vlerësohet se janë edhe dy gratë që bashkë me dy organizuesit e arratisjes kishin kryer shëtitjen e parë me helikopter disa ditë para se të organizohej arratisja e Alket Rizait, i cili u kap pas disa muajsh nga policia greke.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008