E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, humb jetën 70-vjeçari, arrestohet i dyshuari

Autori i Lajmit: Red.
Përfundojnë në pranga autorët e një aksideti të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë. Dy autorë të dyshuar, të vendosur në pranga, akuzohen se u zhdukën nga vendi i tragjedisë rrugore.
Burime zyrtare nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, bënë të ditur dje se u arrestuan në flagrancë Juljan Hamollari, 23 vjeç, dhe Fluturim Jakllari, 40 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Julian Hamollari akuzohet se dy ditë më parë, rreth orës 22.10, tek Shkolla Teknologjike, në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin e markës “Volksvagen”, me targa TR 1540 K, ka aksidentuar me vdekje 70-vjeçarin Hamdi Xhabafti, banues në Tiranë. Ndërkohë 40-vjeçari Fluturim Jakllari akuzohet se nuk ka bërë kallëzim për krimin e kryer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Policia tha se materialet në ngarkim të këtyre dy të arrestuarve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›