Seks në Kalanë e Beratit, arrestohet 19-vjeçarja
Autori i Lajmit: Red.
Ka ushtruar profesionin më të vjetër në botë duke e përshtatur edhe me vende historike. Një 19-vjeçare nga Berati ka shitur trupin për disa muaj në afërsi të Kalasë 2500- vjeçare, ndërsa si menaxhere e saj ka shërbyer një 36-vjeçare po nga ky qytet, e cila ka zgjedhur pikërisht pjesën historike të qytetit për të vendosur “biznesin” e saj. Vatra e prostitucionit është zbuluar dje nga policia, e cila ka vënë në pranga 19-vjeçaren që shiste trupin dhe menaxheren e klientëve dhe të të ardhurave të saj.
Operacioni
Zbulohet një qendër prostitucioni në qytetin e Beratit, ku femra, të gatshme për të shitur trupin e tyre me pagesë, janë identifikuar dhe kapur nga policia. Burime nga uniformat blu bënë të ditur se nga ana e strukturave të Drejtorise së Policisë Berat, u krye operacioni i koduar “Kalaja”, në një nga motelet në periferi të qytetit.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se në këtë operacion u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i Blerina Files (Kanani), 36 vjeçe, lindur dhe banuese ne lagjen “Kushtrimi”, Berat, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni”. Sipas të njëjtave burime, u arrestua edhe 19-vjeçarja me iniciale M.D., lindur e banuese në lagjen “Donika Kastrioti”, në Berat, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim prostitucioni”.
Hetimet
Hetimet në lidhje me një qendër prostitucioni kishin nisur disa javë më parë në qytetin e Beratit pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative. Agjentët e policisë kanë ndjekur për disa kohë aktivitetin e të dyshuarave dhe, pas grumbullimit të provave, kanë kryer arrestimin e tyre. Burime nga policia bënë të ditur se grupi i hetimit ka konkluduar se vajza 19-vjeçare nga Berati përdorej në motel për prostitucion dhe tutorja e saj ishte pikërisht 36-vjeçarja që gjithashtu u vendos në pranga.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009