E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 39-vjeçari, kërkohej për trafik ndërkombëtar droge

Autori i Lajmit: Red.
Një person i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, është arrestuar dje në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se Elton Bardhi, 32 vjeç, lindur e banues në Durrës, u arrestua në një lokal pranë lagjes nr. 16 ku banon, pranë plazhit “Teuta”, në sajë të një operacioni të mirëplanifikuar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Bardhi ishte dënuar me 14 vjet burgim, nga një gjykatë penale italiane dhe kërkohej nga autoritetet e shtetit fqinj. Gjykata e Rrethit të Durrësit e kishte konvertuar vendimin e gjykatës italiane me 14 vite burgimi dhe pas këtij konvertimi ai ishte shpallur person në kërkim edhe në Shqipëri, nga policia e Durrësit. Personi që u arrestua mbrëmë vonë në Durrës ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, në sajë të një konvertimi dënimi që ishte dhënë për të. Policia e Durrësit dhe Gjykata e Rrethit konfirmuan prangosjen e 36-vjeçarit Elton Bardhi, lindur dhe banues në Durrës në lagjen nr. 16 pranë mbikalimit. Sipas policisë mësohet se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Durrës me shkresë nr.820, datë 09.02.09, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr.82 datë 09.02.09 ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Shtetit Italian, e cila ka e dënuar atë me 14 vjet e gjashtë muaj burg. Për Elton Bardhin janë provuar akuzat për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Grup të Strukturuar Kriminal”.

Ky lajm është publikuar: 11/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›