S’ndalohet duhani!
Ilir Beqja
Nesër është 26 maj 2008. Nuk di nëse në kalendarin e botës, ka ngjarje të shënuara. As kalendari i Shqipërisë nuk ofron ndonjë trashëgimi të spikatur. Por në vijim të ...këtij shkrimi, dëshiroj të merrem me datën 26 maj 2007. Ajo ditë e diel mund të ishte një ditë shprese për Shqipërinë. Atë të diel mund të "lindte" Krishti për forcën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Për të evituar rënien në teori konspirative, po bëj me dije që ligjërisht (ligji 9636, datë 6 nëntor 2007), që prej të dielës së 26 majit 2007 në Shqipëri nuk lejohet pirja e duhanit në mjedise të përbashkëta pune, shërbimesh apo argëtimi. Një standard i ri, bukur, mirë, për një shoqëri që ka një vokacion të brendshëm perëndimor dhe që po përpiqet të bëjë të vetat sa më shumë prej standardeve të përparuara të perëndimit. Nuk dëshiroj të hyj në polemikën nëse kishte ardhur momenti i duhur për të ligjëruar një standard të tillë në Shqipëri.
Kam përjetuar me mjaft dëshirë dhe kam demonstruar një naivitet të lakmueshëm kur ngazëllehesha me shkallën e lartë të zbatimit të ligjit në 10 ditët që pasuan 26 majin 2007, të paktën në atë pjesë të Tiranës ku unë punoj e jetoj. Madje, që ditën e parë të zbatimit të ligjit, ishte kënaqësi të shikoja bashkëqytetarët e mi që nuk guxonin të nxirrnin paketën e cigareve mbi tavolinë apo që në mënyrë të vullnetshme dilnin dhe tymosnin jashtë mjediseve të mbyllura. Kjo sjellje, pjesërisht edhe e pavullnetshme e shqiptarëve, tregonte që më në fund subkoshienca e tyre po kërkonte një shtysë për të dëftyer botërisht se jemi në gjendje të mësohemi me zbatimin e normave apo rregullave. Kjo sjellje tregoi që, në shumicë, ne shqiptarët kishim vendosur të fillonim një ndryshim thelbësor të qasjes sonë historike me normën dhe rregullin.
Me pezm të madh, kam përjetuar gjysmën e dytë të muajit qershor 2007, kur shihja se si, pak nga pak, shqiptarët po ktheheshin në situatën e 26 majit 2007. Por me një ndryshim. Ata vazhdonin të tymosin vend e pa vend, duke qenë kësaj herë shkelës të ligjit. Dhe e bënin këtë shkelje me të njëjtën papërgjegjësi siç ecin në mes të rrugës, nuk respektojnë vijat e bardha, nuk hedhin mbeturinat në vendet e caktuara, ngasin makinën mbi shpejtësinë e lejuar si dhe të gjitha paudhësitë e tjera urbane të cilat jo vetëm vijojmë t'i bëjmë çdo ditë me krenari idiote, por edhe rrënojmë po çdo ditë përpjekjet që bën shkolla dhe shoqëria për t'i mësuar fëmijëve tanë jo vetëm standarde të reja, por sidomos forcën e zbatimit të normave dhe rregullave.
Muajt që pasuan treguan që nuk ishim gati të zbatonin L9636. Nuk ishim gati të kundërshtonim publikisht të bashkuar, shkelësit e parë të ligjit. Atëherë kur ata ishin pak. Kjo tregon që, me sa duket, do të duhet kohë derisa të piqemi për të fituar të tjera beteja. Por, kjo tregoi që, pikërisht në ato momente, nuk patëm në krah atë që kemi zgjedhur bashkërisht për të administruar bashkëjetesën, garantuar gëzimin e të drejtave dhe zbatueshmërinë e kufizimeve - SHTETIN. Në emër të këtij vullneti për të bashkëjetuar të lirë dhe në respekt të njëri-tjetrit vendosim të organizohemi në republikë apo monarki, të zgjedhim këtë apo atë formë të përfaqësimit të vullnetit tonë.
Kjo është një ngjarje tipike që tregon se brenda vetes kemi inspirim për të pranuar ndryshimin, por akoma nuk po arrijmë të zgjedhim formën e duhur të organizimit formal që të bëjë të mundur realizimin e ndryshimit. Për mua, jemi akoma në një rreth vicioz. Shqiptarët janë gati, por shteti nuk i ndihmon. Shtetin e tyre, e bëjnë vetë shqiptarët.
Dikush mund të thotë se çfarë të keqe kishte deri më 26 maj 2007 kur nuk ndalohej duhani. Nuk dëshiroj të hyj në këtë polemikë. Nuk e njoh mjaftueshëm mirë këtë fushë, nuk është pjesë e preokupimeve të mija të përditshme, por për më tepër nuk është qëllimi i këtij shkrimi. Por më duhet të pranoj që jemi më keq se më 26 maj 2007, pasi vijojmë të mosndërgjegjësohemi për të mbrojtur të paktën shëndetin e fëmijëve tanë dhe vijojmë po me krenari idiote t'u tregojmë fëmijëve tanë se në vendin tonë ligji mund të shkelet lehtësisht dhe masivisht.
Para disa javësh, i kërkoja një diplomati anglez në Tiranë, se çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët që të nxisim ardhjen e investitorëve anglezë. Nuk ia kërkoja thjesht me dëshirën e një shqiptari të mirë, por edhe në detyrën e nënsekretarit të Partisë Socialiste për programin. Jam ndjerë vërtet keq kur më tha se si mund të afrohen investitorët anglezë kur vijnë në Shqipëri dhe shohin që në bare apo restorante, tamam nën tabelëzat "NDALOHET DUHANI" zyrtarët shqiptarë që i shoqërojnë dhe u flasin për "Shqipëria 1 EURO", "taksën e sheshtë", "Qendrën Kombëtare të Regjistrimit" etj., ndjehen krenarë që tymosin me pompozitet cigare të blera në "Free Shop" të tranziteve të shpeshta që u duhet të bëjnë. Për të mos thënë pastaj që ministra e deputetë vijojnë të tymosin dukshëm në mjedise publike, apo edhe para kamerave televizive. Si mund të vijnë investitorët anglezë, kur këtu duket sikur shqiptarët janë në garë se kush është shkelësi më i madh apo më i bujshëm i ligjit.
Edhe pse jam bërë 40 vjeç, edhe pse kam 17 vite që jam subjekt dhe objekt i dështimeve në Shqipëri, vazhdoj të kem herë pas here "kriza' naiviteti fëminor. Kësaj here shpresoj që nesër, në 1- vjetorin e (mos)zbatimit të L9636, kryeministri i vendit do të nxjerrë përgjegjësitë politike të këtij dështimi të bujshëm.