Aksidenti, humbin jetën 2 persona
Autori i Lajmit: red.
Një aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën kombëtare Berat-Përmet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se të vdekur në aksident kanë mbetur Kudret Oboni, 31 vjeç dhe Klodian Vrapi, 21 vjeç, që të dy lindur e banues në Berat. Kurse i plagosur rëndë ka mbetur 22-vjeçari Skënder Vrapi, i cili nuk ka lidhje familjare me Klodianin. Sipas të njëjtave burime, mësohet se drejtuesi i mjetit, Kudret Oboni, banues në lagjen “30- Vjetori” të Beratit, besohet të ketë shkaktuar aksidentin fatal nga humbja e kontrollit në rrethana të paqarta. Por dyshimet kryesore të policisë bien mbi konsumin e pijeve alkoolike. Oboni dhe dy djemtë e tjerë, banorë të lagjes “Jani Vruho” në Berat, ndodheshin gjatë mbrëmjes dhe deri në orën 02.30 të mëngjesit në një lokal në dalje të Beratit ku kanë konsumuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike. Kur i janë drejtuar qytetit për të shkuar në banesat e tyre, pranë Toponicës, fuoristrada që drejtonte Oboni, doli nga rruga dhe ra në lumin Osum, ashtu sikundër rreth dy vjet më parë, kur në të njëjtin vend, dy persona gjetën vdekjen dhe një i tretë u plagos në një tjetër aksident të ngjashëm.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008