Fatos Arapi rrëfehet pas marrjes së çmimit “Kurora e Artë” në Strugë
Autori i Lajmit: red.
“Isha shumë i lumtur kur kuptova se unë jam fitues i çmimit "Kurora e Artë" e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë. Ky çmim është dëshmi se njerëzit këtu dinë ta respektojnë poetin, ta respektojnë poezinë. Për mua personalisht ky është konfirmim se Maqedonia po bëhet republikë poetike”, - deklaroi laureati i sivjetshëm, poeti shqiptar Fatos Arapi në konferencën për shtyp në Strugë. Arapi, për veten tha se, si poet, në tërë jetën e tij krijuese ka punuar që ta ndryshojë jetën dhe njerëzimin. "Që në kohën e Aristotelit është thënë se letërsia është tejet më serioze sesa historia. Në qoftë se merret një përmbledhje poezish, në të mund të shihen gjëra më të ndryshme sesa atë që e thotë historia. Poetët gjatë kohës e kanë përgatitur zhvillimin e njerëzimit. Ky është rasti edhe me poetët ballkanikë dhe me të gjithë poetët në botë", - tha Arapi. "Çdo herë kam luftuar me autoritetet, por edhe me vetveten. Poeti, para së gjithash, duhet të jetë i lirë në shpirtin e tij personal, e që të jetë i tillë ai duhet çdo herë të luftojë, për shkak se nëpërmjet luftërave dhe vetësakrificës, ai vetëçlirohet", - tha Arapi, duke shtuar se misioni historik i poetëve është të krijojnë për çlirimin e shpirtit personal, e me këtë edhe për arritjen e lirisë në tërësi. Poeti shqiptar theksoi se të gjithë sundimtarët e mëdhenj në histori kanë pretenduar që edhe vetë të bëhen poetë. "Prej Cezarit dhe Lekës së Madh, të gjithë ata janë marrë me poezi, për shkak se e kanë ditur se nëpërmjet poezisë mund të mbeten të pavdekshëm", - shtoi poeti. Arapit mirë i njeh edhe autorët maqedonas, por i vjen keq që për shkak të mosnjohjes së gjuhës maqedonase, nuk mundet në tërësi ta njoftojë bukurinë e fjalës së shkruar maqedonase. "Poetët maqedonas i respektoj shumë. Ata janë kolegë të mi. Kam pasur fatin që kam mundur t i përkthej veprat e Mateja Matevskit dhe Ante Popovskit. Kam lexuar poezi edhe të Gane Todorovskit dhe prej shumë poetëve të tjerë maqedonas. Kam lexuar gjithçka që kam mundur dhe që më ka ardhur në dorë, kështu që nuk është kortezi e as kompliment kur do të them se Maqedonia ka poetë të mëdhenj", - tha Arapi. Ai dje në Parkun e Poezisë në Strugë ka mbjellë fidanë. Prezantimi i fituesit të sivjetshëm të Kurorës së Artë është fillim i Mbrëmjeve të 47-ta Strugane të Poezisë. Festivali poetik u hap dje me leximin poetik "Meridiane". Deri të dielën në Strugë poezinë do ta festojnë 70 poetë të huaj dhe 50 vendas.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008