“Shkupi do ta njohë Kosovën”
Autori i Lajmit: red.
“Ne nuk bëjmë presion ndaj autoriteteve të Shkupit që ta njohin pavarësinë e Kosovës, por shpresojmë se Maqedonia do ta ndjekë shembullim e SHBA-së dhe vendeve të BE-së dhe do ta njohë edhe zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Kuçi.
“Ne nuk i bëjmë shtypje Maqedonisë, por bëjmë kërkesë permanente që Maqedonia ta njohë Republikën e Kosovës në dobi të dy popujve, dy vendeve dhe të tërë rajonit. Besoj se Maqedonia do ta përcjellë shumë shpejt veprimin e dy shtetve më demokratike në botë, siç janë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian”, tha zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Ai edhe njëherë në emër të Qeverisë së Kosovës ka përshëndetur koalicionin e ri qeverisës në Maqedoni midis VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Ky ka qenë vullneti politik i qyetarëve të Maqedonisë dhe ne këtë e rrespektojmë, ka thënë zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
“Mendoj se është vullneti politik i qytetarëve në Maqedoni, e drejtë demokratike dhe Kosova respekton bashkëpunimin ndërpartiak me cilindo pozicion që do të jetë, por neve na intereson që të zhvillohet demokracia sa më shumë që është e mundur dhe orientimi properendimor dhe zhvillim demokratik në Kosovë është i gatshëm të bashkëpunojë, ndërsa në politikën e brendshme maqedonase apo politikës së të tjerëve besoj se është çështje e tyre e brendshme dhe duhet të dominoj vullneti demokratik”, theksoi Kuçi.
Maqedonia ishte një ndër shtetet e para që njohën pasaportat e shtetit të Kosovës edhe pse zyrtarisht ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
Formalizimi i vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, siç thonë autoritetet e Shkupit, do të merret varësisht nga interesat e saj shtetërore dhe se një vendim i tillë do të bazohet mbi politikat e NATO-s dhe BE-së.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008