Piktori Strati, 300 mijë tapa vere për rekordin “Guinness”
Autori i Lajmit: red.
“Piktori shqiptar Saimir Strati ka më tepër se 4 muaj që ka nisur aplikimet në zyrat e “Guinness Ëorld Record” në Londër, aprovimi i të cilit mund të dhurojë një rekord të 3-të “Guinness”, bashkangjitur me dy rekordet e tjera që mban mbi supe”
Një djalë që i bie kitarës është personazhi që Saimir Strati ka vendosur të përfundojë më 4 shtator
Kush mund të mendonte më parë që tapat e verës, një nga pijet më të dashura në botë, do të ishin lënda e parë e krijimtarisë së piktorit Saimir Strati për thyerjen e një tjetër rekordi “Guinness”. Kanë kaluar 14 ditë që nga koha kur ka nisur punën për të vendosur rekordin e tretë “Guinness”. Rreth 300 mijë tapa shishe vere do t i duhen për të ndërtuar mozaikun me subjekt nga Mesdheu. Një djalë që i bie kitarës është personazhi që Strati ka vendosur të përfundojë më 4 shtator. Deri tani ai ka përdorur rreth 100 mijë tapa dhe duket se ka kaluar detajet më të vështira. Është një subjekt nga Mesdheu me elementet e tij, dielli, deti dhe muzika. “Është tamam ajo që ju thashë, është një imazh mesdhetar. Një djalë i ri që i bie kitarës dhe normalisht ka rreth e rrotull të gjithë elementët mesdhetare: edhe detin, edhe diellin, edhe muzikën. Kanë kaluar ndërkohë të gjitha detajet e vështira, të cilat unë i kisha përgatitur për personazhin dhe që do të më hanin kohën më të madhe”, - shprehet Saimiri për punën e tij artistike. Ai punon mbi 13 orë në ambientet e jashtme të hotelit “Sheraton”, duke shmangur orët më të nxehta të mesditës. Tapat që artisti përdor kanë nuancat e bezhës, kafes dhe të së kuqes. Kanë mbetur dhe 13 ditë për të përfunduar mozaikun më të çuditshëm të ndërtuar ndonjëherë, me tapa shishesh vere. Ashtu si dhe vera ka një lidhje mijëravjeçare me popujt e Ballkanit, ajo tashmë ka krijuar dhe një lidhje të ngushtë me magjinë krijuese të piktorit. Me durimin e tij të hekurt, Strati po vazhdon punën për krijimin e mozaikut më të fundit, të përbërë përafërsisht nga 300.000 tapa vere, të cilat edhe për 13 ditë do të vendosen në një baner mbi 100 metra katrorë. Ato do të vendosen me silikon në projektimin e figurës finale, subjekti i së cilës është marrë nga arti mesdhetar. E veçanta është që të gjithë vizitorët, që do të paraqiten gjatë kohës kur artisti është duke punuar, do të kenë mundësi të vendosin mbi këto tapa firmat e tyre, të cilat së shpejti mund të jenë pjesë e mozaikut më të madh në shkallë botërore. Strati pohoi se “mozaiku ka një trashëgimi 3000-vjeçare në vendin tonë. Prandaj jo pa qëllim subjekti është përzgjedhje mesdhetare”. Kjo është hera e parë që një artist tenton të thyejë një rekord të tillë. Stratit, i cili e ka përfunduar në mendje mozaikun e tij, thotë se “realizimi i kësaj vepre është një punë piktori që ka më tepër se 4 muaj që ka nisur aplikimet në zyrat e “Guinness Ëorld Record” në Londër, aprovimi i të cilit mund të dhurojë një rekord të 3-të “Guinness”, bashkangjitur me dy rekordet e tjera që mban mbi supe. Piktori thotë se “vetëm 2 për qind e personave në botë, që aplikojnë për një rekord të tillë, marrin aprovimin. Ndihem me fat që kërkesa ime u aprovua për vitin e tretë radhazi.” Dhe këtë vit përfundimi i mozaikut është lënë jo pa qëllim më 4 shtator, datë që koincidon me realizimet e dy viteve të kaluara. “4 shtatori nuk ka asgjë të veçantë në aspektin personal, është një datë e përcaktuar shpirtërisht që mori vlerë nga rekordi im i parë më 2006. Më tepër është përsëritje e një emocioni”, - theksoi Strati, edhe pse për të emocioni i çmimit të parë mbetet i papërsëritshëm. Artisti ndihet i kënaqur që s ka tentuar njeri të vendosë 5 gozhdë bashkë në 500.000 mijë të tilla ose të ngjisë 100.000 kunja dhëmbësh në mbi 1 milion të realizuar në punimet e tij të mëparshme. “Për vitin e ardhshëm mendoj të sjell një teknikë tjetër, por kësaj here do të përshpejtoj pak datën, pasi i kam idetë dhe potencialet dhe jam koshient që di të krijoj”, - përfundoi ai. Blerina Berberi, menaxherja e projektit, pohoi se “puna e Saimir Stratit nuk është thjesht një rekord botëror. Ajo konsiston dhe në një kategori novative të artit dhe të skulpturës, pjesë e një tradite të rrallë kombëtare”. Vlerësimi i punës së piktorit do të bëhet më 4 shtator, pas mbërritjes në Tiranë të përfaqësuesve nga juria e Londrës për GËR. Në bazë të kritereve të Gines-it, pritet të konfirmohet ky rekord, i cili do t i dhurojë artistit certifikatën për mozaikun më të madh në botë të bërë ndonjëherë me tapa vere. Pas Agim Agushit, shqiptari që hyri në Librin Guiness për rekordin e mbajtjes së topit me kokë ulur, Strati ishte i dyti shqiptar që hyri në librin e çudirave botërore, por i vetmi në fushën që ka zgjedhur. Libri i rekordeve “Guiness”, që botohet çdo fillimviti, është publikuar për herë të parë në vitin 1951, falë anglezit Hufh Beaver. Tashmë kanë kaluar 56 vjet që libri botohet në 100 vende të botës, në më shumë se 20 gjuhë të planetit.
Vlerësimet me Guinness
Në vitin 2006, Saimir Strati realizoi portret-mozaikun e Leonardo da Vinçit, 8 metra katrorë, ku kishte përdorur 500 mijë gozhdë tringjyrëshe, me një peshë rreth 700 kilogramë. Artisti vlerësohet më 4 shtator me të parin “Guinness Ëorld Record” për mozaikun më të madh me gozhdë në botë. Një vit më parë, piktori arriti të realizojë në Tiranë mozaikun më të madh në botë, me mbi 1 milion kunja dhëmbësh dhe me të paktën 13 orë punë në ditë. Fantazia e tij "kapriçioze" e nxiti të krijojë një kalë në veprën e titulluar “Shpirt i lirë”, me përmasa 4x2 m, të vendosur mbi një platformë prej polisteroli dhe gomë të bardhë. Më 4 shtator 2007, piktorit iu dha çmimi “Guinness” për mozaikun më të madh me kruajtëse dhëmbësh në të gjithë planetin.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008