Policia korr marijuanën e zbuluar
Autori i Lajmit: red.
Kontrolli i agjentëve të sektorit kundër drogës ka çuar në zbulimin e një sasie të madhe bimësh narkotike gati për korrje.
Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar nga 16 deri më 21 gusht. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se u gjetën dhe asgjësuan 3650 rrënjë bimësh cannabis sattiva. Zbulimi i këtyre bimëve u bë i mundur në fshatin Kajvall të komunës Temal, në tokë të shpyllëzuar pa pronarë, ku u zbuluan 4 parcela me 576 rrënjë; në Brushtull të po kësaj komune, u konstatua një parcelë me 180 rrënjë; në fshatin Toplanë, Temal u identifikua një parcelë me 65 rrënjë, në fshatin Qerret të komunës Temal u identifikuan 4 parcela me 825 rrënjë dhe në fshatin Maklaj të komunës Shkrel, u bë identifikimi dhe asgjësimi i 2 parcelave të mbjella me 1154 rrënjë bimë cannabis sattiva si dhe i një parcele me përmasa më të vogla ku ishin mbjellë 200 rrënjë të tilla. Gjithashtu, kontroll është ushtruar dhe në komunën Postribë, pikërisht në vendin e quajtur Stanet e Shakotës, ku në një parcelë në tokë të shpyllëzuar ishin mbjellë 650 rrënjë bimë cannabis sattiva.
Policia pranoi se të gjitha rastet e zbuluara i kaluan si dosje hetimore Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprën penale, pa autor, të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008