Mashtrimet me “Green Card”, shtohen dhe 3 denoncime
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Abuzimet me “Green Card”, shtohen dhe tre denoncime kundër 52-vjeçares Hanëme Shandori, ndërsa nga përllogaritjet e para mësohet se e dyshuara ka përvetësuar përmes mashtrimit 40 milionë lekë. Personat që i kanë besuar ëndrrën për të shkelur në Amerikë duket se e kanë kuptuar shumë me vonesë skemën e mashtrimit. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se numri i kallëzimeve në dëm të 52-vjeçares ka mbërritur në 25 dhe priten edhe denoncime të tjera, duke u nisur nga “fusha” e veprimtarisë së të arrestuarës. Por në përballjen e parë me grupin e hetimit mashtruesja e kartave jeshile nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura në adresë të saj.
Denoncimet
Shtohen radhët e personave që kanë rënë viktimë e mashtrimit me kartat jeshile. Tashmë nuk bëhet fjalë për mashtrimet në internet, ku dhe zbulimi i autorit është shumë i vështirë, por kundrejt një personi konkret. Hanëme Shandori ka mashtruar 25 persona duke u marrë në total 40 milionë lekë, të gjithëve u ka premtuar udhëtim të sigurt për në SHBA dhe pajisje me kartën jeshile. Burime nga policia bëjnë të ditur se vetëm një ditë pas ndalimit të saj, edhe tre persona të tjerë kanë kallëzuar se i kanë dorëzuar vlera të konsiderueshme të hollash për pajisjen me “Green Card”.
Skema e mashtrimit
Për t u punësuar në ambasadën amerikane apo për të jetuar legalisht në SHBA, deri dje nuk ka qenë endërr për 23 persona. Pasi i kanë besuar realizimin e projekteve një 52-vjeçarje nga kryeqyteti, i kanë dorëzuar shuma të konsiderueshme parash. Por mungesa e një përgjigjeje pozitive dhe humbja e kontakteve me Hanëme Shandorin, ka detyruar 23 personat t i drejtohen policisë duke kallëzuar mashtrimin. 52-vjeçaja prezantohej si punonjëse e ambasadës amerikane dhe seksere për hapjen e të gjitha shtigjeve drejt Amerikës. Madje, ajo u ka premtuar 16 personave nxjerrjen e kredive me interesa shumë ekonomike nga Banka Amerikane, por në këmbim të këtij “privilegji” ka marrë nga 160.000 lekë për çdo aplikant. Dokumentet për “Green Card”, aplikimet për punë në ambasadë dhe dosja për kreditë duhet t i dorëzohej 52-vjeçares. Kjo e fundit, pasi merrte paratë, mbyllte çdo kontakt me klientët e saj. Në policinë e kryeqytetit janë depozituar një numër i konsiderueshëm kallëzimesh për mashtrim në adresë të Hanëme Shandorit. Sektori i antikrimit ekonomik ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë zgjatur për disa muaj dhe vetëm dje është bërë i mundur arrestimi i 52-vjeçares. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se pas një hetimi disamujor, i realizuar në ngarkim të së dyshuarës, duke përdorur të gjitha metodat speciale të hetimit, u arrit kapja dhe dokumentimi i veprimtarisë së kundërligjshme të saj. Krahas këtyre mashtrimeve, bazuar në kallëzimet e marra nga të dëmtuarit, e sipërcituara u premtonte edhe nxjerrjen e marrjen e vizave në ambasadën amerikane, kundrejt përfitimit të shumave të konsiderueshme parash. Sipas policisë, mësohet se Hanëme Shandori, fillimisht u kërkonte si garanci, shumën e parave prej 160 000 lekësh për person.
Dokumentet e sekuestruara
Gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në ambientet e banesës së saj, iu gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, praktikat e rreth 23 qytetarëve të ndryshëm, dokumentacion të cilin e paraqisnin pranë saj, me synim, punësimin apo për t u nxjerrë vizë në drejtim të SHBA. Pas arrestimit, policia ka ngritur akuzat për veprën penale të “Mashtrimit më shumë se një herë”.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008