E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, humbin jetën dy persona

Autori i Lajmit: red.
Dy persona humbin jetën dhe dy të tjerë mbeten të plagosur. Ky ka qenë bilanci i aksidentit të ndodhur dje në komunën Grykë Qaj të Kukësit. Një makinë tip benz me targa Kosove, ka dalë nga rruga në fshatin Shkinak dhe ka rënë në humnerë, 100 metra poshtë. Për pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa janë plagosur 2 të tjerë, të gjithë anëtarë të një familjeje. Në aksident humbën jetën Shukri Martini, 55 vjec dhe Servete Martini 40 vjec, ndërsa janë plagosur Rukie Martini 55 vjec bashkëshorjta e Shukrisë dhe djali i tyre Xhevahir Martini, 30 vjec. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit por sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Sipas policisë makina drejtohej nga djali i familjes Martini, Xhevahiri dhe familja po kthehej nga Kukësi ku kishin bërë pazar drejt fshatit të tyre Shkinak. Menjëherë forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimeve të para konstatoi se shkak për aksidentin është infrastruktura rrugore shumë e keqe në këtë zonë. Dy ditë më parë po në këtë komunë në një aksident rrugor u plagosën 8 persona.

Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›