Merren në mbrojtje 220 të dhunuar
Autori i Lajmit: red.
Gjurmët e dhunës në familje, viktma të të cilës janë gratë dhe dëmijët, kanë prekur jetët e 220 persona. Rastet janë ndjekur nga Seksioni e Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje, i ngritur në çdo drejtori policie në rang vendi. Në bazë të veprës penale, parashikohen ndëshkime penalisht apo administrativisht, ndaj të gjithë personave që kanë ushtruar dhunë, ku përfshihet ajo fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike. Ndërkohë të dhënat zyrtare të policisë, rezulton se dhuna ndaj grave dhe fëmijëve vazhdon të mbeshtetë një fenomen shqetësues për shoqërine shqiptare. Vetëm në Tiranë në këto muaj të parë të vitit kanë përfituar mbrojtje ligjore 220 qytetarë, kryesisht femra dhe fëmijë, të cilët kishin ngritur padi. Sipas të njëjtave burime mësohet se vetëm për 3 muaj, në Shqipëri, si pasojë e presionit psikologjik nga kryefamiljari, kanë vrarë veten 4 fëmijë dhe 8 gra. Ndërsa përsa i takon rasteve të përdhunimeve, komisariatet në drejtoritë e policive në rang vendi kanë regjistruar 27 raste, 11 prej të cilëve fëmijë të dhunuar seksualisht dhe 16 gra. Të njëjtat burime thanë se në këto muaj të parë të vitit, janë plagosur lehtë si pasojë e dhunës së burrave 14 fëmijë dhe 15 gra. Gjithashtu, burrat kanë tentuar të vrasin në këtë periudhë 4 fëmijë dhe 8 gra. Gjatë së njëjtës periudhë në rang vendi janë kanosur 5 fëmijë dhe 32 gra. Bazuar në statistikat e deritanishme, ky fenomen është i përhapur në çdo shtresë të shoqërisë, dhe më se shumti ai lidhet me kushtet ekonomikë, kulturorë, abuzimin me vese të ndryshme si alkooli e droga. Ndërkohë që me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9969 datë 18 dhjetor të vitit 2006 Për masat ndaj dhunës në Familje , rastet e dhunës po trajtohen në mënyrë profesionale. Në shkallë vendi, duke përfshirë krimet ndaj grave, burrave, të moshuarve e fëmijëve, policia ka identifikuar në këto muaj të vitit 245 autorë, 132 autorë plagosjesh të lehta, 14 shkaktarë vetëvrasjesh, 6 vrasës, 5 persona që tentuan të vrisnin, 15 përdhunues si dhe 20 pengmarrës.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008