Berisha: Shqipëria, tërheqëse për investime të huaja
Autori i Lajmit: red.
Forumi Ekonomik i Vjenës, një aktivitet që organizohet për herë të parë në Tiranë nga Agjencia e Investimeve të huaja, (Albinvest) ka nisur punimet dje pasdite në mjediset e Hotel Sheraton, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive të mëdha të Austrisë, vendeve të rajonit të Detit të Zi, nga Shqipëria etj.
Hapja e këtij Forumi dy ditor u përshëndet nga Kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij u ndal në reformat e qeverisë që drejton, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm klimën për biznesin.
Kryeministri Berisha
E në këtë linjë Kryeministri theksoi edhe njëherë ambicien e qeverisë që drejton për ta kthyer Shqipërinë në një vend me potencial të lartë ekonomik, sidomos në fushën e energjisë, duke përmendur këtu projektin për centralin bërthamor. "Shqipëria është një vend i vogël, por ofron mundësi të mëdha për kompani ndërkombëtare", tha Kryeministri duke vënë në dukje vijën bregdetare të Shqipërisë ende të pashfrytëzuar, burimet ujore, pasuritë minerale etj.
Deklarata e Mimës
Zv/ministri i Financave, Florian Mima, tha gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, që nisi punimet sot pasdite në Tiranë, se "me mbështetjen direkt të Kryeministrit Sali Berisha po punohet fort për reduktimin e e një sërë taksash kombëtare". Zv/ministri i Financave paraqiti për investitorët e pranishëm në këtë forum të gjitha masat e marra nga qeveria për lehtësimin e barrës fiskale për biznesin dhe veçanërisht për nxitjen e biznesit të huaj për të investuar në Shqipëri, në të gjitha fushat ku ata do të dëshironin. Mbajtja në Tiranë e "Forumit Ekonomik të Vjenës", me president, ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, konsiderohet si një mundësi e mirë për t u takuar dhe zgjuar interesin publik dhe privat për Rajonin. Anëtarë të Forumit Ekonomik të Vjenës janë investitorë të cilët janë të interesuar të kontaktojnë me vendim-marrësit shqiptarë, me synim, realizimin e projekteve në Shqipëri. Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha të Austrisë dhe vendeve të rajonit të Detit të Zi, nga Shqipëria, etj.
Fjala përshëndetëse
Në takim dhe kryetarja Jozefina Topalli
Pas Berishës, Konferencën e përshëndeti Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Mbajtja në Tiranë e Forumit Ekonomik të Vjenës, me president ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, konsiderohet si një mundësi e mirë për t u takuar dhe zgjuar interesin publik dhe privat për Rajonin. Anëtarë të Forumit Ekonomik të Vjenës janë investitorë të cilët janë të interesuar për kontaktin me vendimmarrësit shqiptarë, me synim realizimin e projekteve në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008