E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrojë 45-vjeçarin pasi tentuan ta rrëmbejnë

Autori i Lajmit: red.
Tre persona kanë tentuar të rrëmbejnë një 40- vjeçar në qendër të Tiranës në mes të ditës. Në pamundësi të rrëmbimit, agresorët e kanë lënë 40-vjeçarin, emri i te cilit nuk dihet ende, të plagosur rëndë nga goditjet. Ngjarja ndodhi pranë bashkisë së Tiranës. Agresorët ishin me një makine tip Golf me targa Tirane. Policia është vënë në ndjekje të tyre, që mësohet se ishin 2 meshkujt dhe një femër. Nevruz Kaja, 45 vjeç, ka humbur ndjenjat si pasojë e goditjeve, dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa policia nuk kishte ende një version zyrtar, nëse ishte sulm për grabitje, rrëmbim, apo rrahje. Policia ishte në pritje të daljes nga salla e operacionit për 45-vjeçarin, për të mësuar motivin e ngjarjes. Sipas dëshmitari, autori ka dalë nga një makinë dhe e ka qëlluar me levë pas kokës, Kajën dhe është larguar. Ishin shërbimet e policisë bashkiake, të cilët i dhanë ndihmën e parë Kajës, dhe e transportuar me automjetin e tyre për ndihmë mjekësore në spital. Policia kishte shoqëruar dy persona, të cilët mësohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.

Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›