E Diel, 1 Nëntor 2026

KE 4.5 milion euro ndihmë për gjyqësorin

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Sistemi i Drejtësisë do të asistohet dhe finacohet nga Bashkimi Ervopian. Për një periudhë 30 mujore misioni “Euralius II”, do të qënrdorë pranë strukturave të gjyqësorit ku përveç motorimit do të japë dhe ndihëm e tij në reforminin e këtij sistemi. Ndërkohë
Komisioni Evropian do të japë shumën prej 4.5 milionë eurosh në ndihmë të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Mësohet se Programi i quajtur “Euralius II”, do të jetë nën varësinë e Ministrisë Shqiptare të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera gjyqësore.
Misioni
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që do të punojnë pranë gjyqësorit dhe organeve të tjera të drejtësisë do të japin asistencë në të gjithë fushat. Qëllimi i projektit ka të bëjë me zhvillimin e një sistemi të pavarur, jopolitik, efektiv dhe transparent gjyqësor. Për një periudhë 30 mujore, Euralius II, do të fokusohet në Organizmin dhe reformën në sistemin gjyqësor, si dhe në menaxhimin efektiv të organeve të drejtësisë në vend.
Ndërkohë sipas KE, programi ka gjithashtu për detyrë të koordinojë administrimin e tokës, duke përfshirë në vetvete edhe çështjen e shumëpërfolur të pronave, ende të pazgjidhur për shkak të konflikteve. Misioni do të udhëhiqet nga ekspertë të vendeve anëtare të komisionit evropian si dhe nga përfaqësues shqiptarë në nivel qendror e vendor
Marrëveshja
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje Kuadër ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe parimeve të përbashkëta të cilat do të aplikohen për zbatimin e ndihmes financiare te ofruar nga Bashkimi Evropian vendit tone. Ndihma financiare e ofruar nga Bashkimi Evropian përbën shtyllën kryesore mbështetëse për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Qëllimi i saj është mbështetja e Shqipërisë në procesin integrues të vendit duke përfshirë mbështetjen për forcimin e shtetit të së drejtës dhe stabilizimin demokratik, vendosjen e standarteve europiane si dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Veçanëria e kësaj Marrëveshjeje qëndron në faktin se përgjegjësia për implementimin e IPAs në vitet në vijim do të transferohet tek autoritetet kombëtare. Ndërkohë që për vitin 2006, asistenca financiare e BE-së nën Programin CARDS ka qënë në shumën 45.5 million Euro. Nga viti 2007 vendi ynë mbështetet nga Instrumenti i ri i Parazgjerimit (IPA), i cili është një vazhdimësi e Programit CARDS. Shuma e programuar për vitin 2007 është 54.3 milion euro dhe do të mbështesë kryesisht projekte të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, ngritjen e qendrave të paraburgimit, forcimin e SMEve, pjesëmarrjen në programet me shumë përfitues (Tempus, Erasmus Mundus. Shuma totale e fondeve akorduar vendit tonë për periudhën 2007 – 2009 është 219.9 milion Euro. Alokimi i këtyre fondeve është një tregues i qartë i mbështetjes në rritje të Bashkimit Evropian, por edhe një kusht për administratën e vendit përfitues për të forcuar kapacitetet e tij me qëllim përfitimin në kohë të kësaj asistence.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›