E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga policit, plagosi 7 persona

Autori i Lajmit: red.
Ndalohet punojnësi i policisë, dyshohet të ketë qënë shkaktari i aksidentit me pasoj plagosjen e 7 personave. Shtatë personat, të cilët udhëtonin në tre automjete, njëra prej të cilave ka qënë me shpejtësi duke shkaktuar përplasjen.Aksidenti automobilistik ka ndodhur mbrëmjen së shtunës në vendin e quajtur Murrash, në aksin nacional Librazhd - Elbasan. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se “tre automjetet me targa TR 4615 H, TR 4926 D dhe FR 9968 B janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar plagosjen e 7 pasagjerëve”.Të plagosurit janë dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë mjekimet e para. Sipas burimeve spitalore bëhet e ditur se “në gjëndje më të rëndë shëndetësore ndodhet 61 vjecari, Petraq Sina, ndërsa Ruzhdie Sina 54 vjec, Sulejman Lika 54 vjec, Mire Lika 53 vjec, Ahmet Palloshi 36 vjec, Eglantina Palloshi 27 vjeç, Albi Palloshi 3- vjec janë jashtë rrezikut për jetën”.Burimet zyrtare të policisë pohojnë se “kanë ndaluar Anorin Cano, punojnës policie në Elbasan, pasi dyshohet të ketë qënë shkaktari i aksidentit”.Ende nuk është dhënë shkaku përfundimtar, që shkaktoi plagosjen e 7 personave.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›