Aksidenti i Himarës, zgjohet nga koma edhe studentja e fundit
Share
E vetmja e plagosur e aksidentit të Himarës, që ndodhej në gjendje kome, Florije Peci, është zgjuar nga koma mbrëmjen e djeshme dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar. Peci, e cila kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji, mësohet se pas përmendjes ka arritur të flasë me familjarët, raporton Ora News.
Rreth dy javë më parë ishte Eriselda Gubere që iu rikthye normalitetit jetësor, edhe kjo si Peci gjendej në Austri për kurim. Si studentja Florie Peci ashtu dhe Eriselda Gubere mbetën të plagosura në aksidentin tragjik te Himares, më 21 maj të këtij viti ku humben jetën 11 studente dhe u plagosen 25 te tjera.