Aksidenti i prefektit, ekspertizë makinës
TIRANE - Policia ka kërkuar realizimin e ekspertizës teknike për makinën me të cilën u aksidentua për vdekje disa ditë më parë në Tiranë, ish-prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi.
Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, thanë dje se makina e ish-prefektit po i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar gjendjen e saj teknike dhe për të vërtetuar nëse në aksident ka ndikuar ndonjë difekt teknik. Rezultatet e ekspertizës teknike që pritet të dalin së shpeti dhe të administrohen në Prokurori në dosjen penale të hapur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas hetimeve të deritanishme, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lëvizjes së mjetit dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë për shkak të punimeve që po bëhen aty. Xhevahir Rexhepi gjeti vdekjen pak ditë më parë teksa udhëtonte me makinën tip “Volsëagen” në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave hetimore, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një kamion të parkuar pranë mbikalimit në kthesën e Kamzës.