BB: Plakja e popullsisë, ngadalëson rritjen ekonomike
Plakja e popullsisë ndikon negativisht në rritjen ekonomike të vendit.
Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore ky fenomen po haset në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendet e Evropës Lindore ku bën pjesë edhe vendi ynë. “Vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik tani po përballen me tranzicionin e tretë që është plakja e popullsisë, dhe që pritet ta ngadalësojë rritjen ekonomike, nëse nuk hyjnë krahë të reja pune, nëse burimet nuk përdoren më me eficiencë dhe nëse sistemi i pensioneve dhe ai i kujdesit shëndetësor nuk reformohen për të shmangur presionin akut fiskal që ato mund të ushtrojnë”, thuhet në raport. Vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik e kanë kapërcyer krizën e viteve ’90. “Por ato duhet të jenë novatorë, të përfshijnë qytetarët e tyre në zhvillimet e vendit të tyre, si dhe të integrohen më gjerë me ekonominë globale, nëse dëshirojnë të ruajnë ritmet e rritjes”, citohet në raportin e ri të Bankës Botërore.