E Shtunë, 31 Tetor 2026

AmCham, festë amerikane në ditën e Pavarësisë

Një festë tipike amerikane është zhvilluar dje me rastin e festës së pavarësisë së Amerikës. 

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, biznese amerikane që operojnë në vend, përfaqësues të ambasadës amerikane, qeverisë si dhe organizmave ndërkombëtarë janë bashkuar dje për të festuar 232-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Në një ceremoni tipike amerikane ku të gjithë elementët krijonin në ambientet e shkollës Willson, një festë të vogël amerikane, AmCham ka përkujtuar ditën më të rëndësishme të kombit amerikan. Në emër të ambasadorit amerikan ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në festë sekretarja e Parë e ambasadës dhe më pas Presidenti i AmCham Philip Bay. Bashkë në ditën e Pavarësisë së Amerikës janë bashkuar shqiptarë dhe amerikanë, të cilët kanë shijuar në freskinë e kodrave të liqenit Artificial muzikën live të orkestrës, e cila ka respektuar në fillim të dy himnet kombëtarë e më pas ka sjellë nota muzikore më të njohura nga muzika amerikane. Të ftuarit kanë shijuar edhe birrën e parë shqiptare ‘Birra Korça’ e cila cilësohet si birra më e mirë e tregut vendas. Dashamirësit e muzikës kanë pasur gjatë gjithë kohës dhe praninë e këngëtares Greta Koçi. Festa është konceptuar si një “barbeque amerikane”, duke sjellë brenda saj të gjithë elementët tradicionale të festës në Amerikë, duke filluar që nga natyra barbeqye e festës, lojërat e bejsbollit e deri tek culinaria amerikane e përzgjedhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›