Nishani: Bashkepunimi me Policine e Kosoves, maksimal
TIRANE - Ministria e Brendshme dhe strukturat e policive te Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, do te jene te angazhuara per te prodhuar standarde me te larta ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, menaxhimit te kufirit, si dhe bashkepunime te tjera qe jane te lidhura me funksionimin e Ministrive te Brendshme te te dyja vendeve. Ne konferencen e perbashket per shtyp, qe zhvilloi dje ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe homologu tij kosovar, Zenun Pajaziti, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne vendin tone. Nishani, vleresoi te suksesshme eksperiencat e deritanishme me Republiken e Kosoves, duke theksuar se ky bashkepunim si dhe rezultatet e tij midis dy policive, kane prodhuar standarde te larta te sigurise dhe stabilitetit ne te dyja vendet tona, ne rajon e me gjere. "Pas vizites sime te fundit ne Kosove, te dyja vendet tona nenshkruan nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar dhe menaxhimit te kufijve,- u shpreh ministri Nishani- ky bashkepunim, i vendosur mbi baza ligjore, eshte nje bashkepunim i cili ka dhene rezultate konkrete". Ministri i Brendshem i Shqiperise, vleresoi te suksesshme operacionet e perbashketa mes policise shqiptare dhe asaj te Kosoves, te zhvilluara kryesisht ne luften kunder krimit nderkufitar, ne goditjen e disa grupeve te trafikut te droges dhe armeve te lehta, operacione keto te mirekordinuara nga policite e te dyja vendeve. Gjithashtu kreu i ministrise se Brendshme te Shqiperise, vleresoi te suksesshme edhe bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar si dhe trafiqeve te paligjshme, qe vendi yne ka me vendet fqinje si Malin e Zi, Maqedonine, Greqine, etj. A. Cena
Pajaziti
"Me gjithe sfidat e tjera qe ka Republika e Kosoves, e cila eshte ende ne procesin e njohjes se nderkombetareve,si dhe anetaresimit te saj ne institucione te ndryshme nderkombetare", u shpreh gjate kesaj konference kreu i ministrise se Brendshme te Kosoves, Zenun Pajaziti. "Policia e Kosoves do te jete pjese e nismave dhe organizatave te ndryshme nderkombetare", theksoi ai.
Pajaziti
"Me gjithe sfidat e tjera qe ka Republika e Kosoves, e cila eshte ende ne procesin e njohjes se nderkombetareve,si dhe anetaresimit te saj ne institucione te ndryshme nderkombetare", u shpreh gjate kesaj konference kreu i ministrise se Brendshme te Kosoves, Zenun Pajaziti. "Policia e Kosoves do te jete pjese e nismave dhe organizatave te ndryshme nderkombetare", theksoi ai.