Prenci-Pajaziti: Prioritet tona
TIRANE - Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Prenci ka takuar dje Ministrin e Brendshem te Kosoves, Zenun Pajaziti. Prenci beri nje ekspoze te shkurter te reformes legjislative dhe organizative qe po i nenshtrohet Policia e Shtetit. Drejtori i Policise, e njohu delegacionin e Ministrise se Brendshme te Kosoves me dy sfidat qe ka policia gjate ketij viti. "Mbarevajtja e procesit zgjedhor dhe lufta ndaj kultivimit te lendeve narkotike, jane dy sfidat tona kryesore te ketij viti, por kjo nuk do te thote se do te leme jashte vemendjes, veprimtarit e tjera kriminale. Detyrat e policise para, gjate dhe ne perfundim te procesit zgjedhor, jane te percaktuara qarte ne Kodin Zgjedhor, dhe per kete arsye kerkohet zbatimi me korrektesi e detyrave", tha Prenci.