E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, ndeshkohen 4 police

Artan Cena

TIRANE - Dhuna ndaj nje 15-vjecari ne Diber, ka bere qe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, te marre masa ndaj efektivave te saj. Lajmi eshte bere i ditur dje nga drejtori Ahmet Prenci, gjate nje konference te perbashket per shtyp me Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani. Prenci ka deklaruar masat per 4 policet, te cilet me daten 7 prill te ketij viti kane ushtruar dhune ndaj nje 15-vjecari. Jane marre masa per pezullim me 30 dite per shefin e sektorit te parandalimit te krimit, Paulin Zhivani, nenkomisarin e Dibres Admir Tupja, eshte shtyre me 12 muaj gradimi i tre policeve si Xhezahi Hoxhes, shef i seksionit te rendit ne Diber, Sinan Merdinit, kryeinspektor ne kete komisariat dhe Fatmir Ndreu, pergjegjes grupi per policine dhe rendin ne Diber.

Policia

Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit kane dale dje ne nje konference te perbashket per shtyp, ku kane denuar dhunen qe eshte ushtruar ne komisariatin e policise se Dibres. Sipas Emir Dobjanit nga ana e Avokatit te Popullit, eshte konstatuar se ne Komisariatin e Dibres me daten 7 prill te ketij viti, eshte ushtruar dhune ndaj nje 15-vjecari. Sipas Dobjanit i mituri eshte shprehur se nje oficer i policise ka ushtruar dhune nda tij, dhe per shkak te dhunes eshte detyruar te hidhet nga kati i trete i komisariatit ku ka thyer dy kembet dhe krahun. Drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci eshte shprehur se pasi ka marre rekomandimet nga avokati i popullit ka derguar nje grup per te inspektuar ne lidhje me ngjarjen ku eshte verejtur se disa oficere te policise ka shkelur procedurat. Sipas Prencit ndaj tyre jane marre masat paraprake, nderkohe qe Prokuroria e Peshkopise, ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Prenci u ka bere edhe nje here thirrje punonjesve te policise qe te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur ne daten 7 prill te ketij viti, kur 15-vjecari, Edison Lleshi pesoi fraktura ne gjymtyre pasi u hodh nga kati i trete i komisariatit, duke u transportuar me pas me urgjence drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Se bashku me te atin adoleshenti nxitoi te bente ngjarjen publike, ku denoncoi dhunen psikologjike te ushtruar nga oficeret e policise gjyqesore. Adoleshenti ishte shoqeruar ne komisariat pasi dyshohej se, ishte i perfshire ne nje vjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›