E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti me katër të vdekur nga parakalimi i gabuar

Sipas njoftimeve zyrtare, policia e kryeqytetit përfundoi sot ekspertizën mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pardje pasdite në afërsi të Prezës, ku dy makina u përplasën mes tyre dhe si pasojë gjetën vdekjen katër persona dhe u plagosën e dy të tjerë.
Sipas policisë nga hetimi, mësohet se në përfundim të ekspertizës është konfirmuar se shkak i përplasjes tragjike mes dy automjeteve, ka qenë hyrja e gabuar në parakalim, e makinës tip "Benz" me targa Laçi në të cilën ndodheshin shtetasit Jani Doda dhe Genti Popa. "Mercedezi" i drejtuar prej Jani Dodës ka hyrë në parakalim pa vënë re makinën me targa të Kosovës, e cila po vinte përballë, edhe ajo me shpejtësi. Ndërkohë, sipas hetuesve, makina tip "Golf" në të cilën ndodheshin kosovarët e aksidentuar për vdekje, ka pasur edhe ajo rolin e saj në shkaktimin e aksidentit, pasi po lëvizte me dritat e përparme të shuara, duke bërë të vështirë dallimin nga mjeti përballë në kushtet e reshjeve të dendura të shiut në kohën kur ndodhi ngjarja. Aksident i rëndë, në rrugën nacionale pranë Fushë-Prezës, shkaktoi një bilanc tragjik. Burime nga policia dhe ekspertiza në Spitalin Ushtarak konfirmuan se të vdekur në vend kanë mbetur Beqir Hasani, 65 vjeç, drejtues i mjetit tip "Volkswagen" me targa Kosove, 201 KS929; Ramush Reshiti 58-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Hapa Reshiti, 56 vjeçe. Viktimat ishin banorë të Komunës së Lubishit në Kosovë. Ndërkohë, janë identifikuar dhe 2 të plagosurit, të cilët janë dy djem të rinj 21 dhe 22 vjeç. Sipas policisë ata janë, Dalmian Dode dhe Gert Popa. Për aksidentin e rëndë, në vendngjarje u angazhuan dhjetëra forca policore, ndërkohë që trafiku u bllokua për disa orë.

Re.kr

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›