Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident
Një aksident tragjik ka ndodhur parmbrëmë në Itali ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në zonën e quajtur Novarese, ndërsa nuk bëhen ende të ditura emrat e viktimave. Policia jep detajet për ngjarjen e rëndë duke shpjeguar se makina është përplasur me pemën dhe më pas ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e dy shqiptarëve që ndodheshin në të. Policia përcakton si shkak të aksidentit shpejtësinë e madhe të lëvizjes së automjetit. Dy të rinjtë emigrantë, udhëtonin me një automjet tip "Ford Focus".