E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, ndërron jetë i moshuari

Edhe një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen dje
nga aksidenti rrugor, kur është përplasur
nga një fuoristradë, teksa po ecte në anë të
rrugës. Burimet policore bënë të ditur se aksidenti
ka ndodhur në Tapizë të Fushë-Krujës,
ndërkohë që policia ka nisur punën për kapjen
e autorit. Burimet zyrtare policore bënë të ditur
se rreth orës 17:00 janë njoftuar për një
aksident në Tapizë, ku ka mbetur i vdekur kalimtari
Hamza Meta, 80 vjeç. Policia tha se
menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku
ka rezultuar se aksidenti është shkaktuar nga
një fuoristradë me targa TR 5005 N. Më vonë,
drejtuesi i mjetit është dorëzuar në polici,
ndërkohë që viktima është dërguar në morgun
e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›