Vrasja mafioze, nënë e bir ekzekutohen me silenciator
Një vrasje e dyfishtë ka
tronditur Tiranën pas
diten e djeshme, kur në
afërsi të Presidencës janë ekzekutuar
nënë e bir. Flutura e Elton
Deliu janë qëlluar në apartamentin
e tyre me pistoletë në një pallat
të ri. 52-vjeçarja ka mbetur e
vdekur në vend, ndërkohë që djali
i saj ka ndërruar jetë rrugës për
në spital. Policia bën të ditur se
Elton Deliu ishte një person me
precedent të rëndë kriminal dhe
vrasja e dyfishtë mendohet të
ketë ndodhur për larje hesapesh.
Sipas policisë, ai njihej me nofkën
Kuqi dhe dy vite më parë i ka
shpëtuar një tjetër atentati,
ndërkohë që ka qenë i arrestuar
edhe për trafik droge.
Atentatorët që i morën jetën
32-vjeçarit Deliu dhe nënës së tij,
kishin një qëllim të qartë:
ekzekutimin e të riut dhe bashkë
me të nënën e tij, e cila nëse shpëtonte
gjallë do të ishte dëshmitare
e atentatit. Policia fillimisht ka
menduar se edhe bashkëshortja
e të vrarit (shtatzënë) ka qenë në
banesë gjatë kryerjes së krimit,
por më vonë është sqaruar se ajo
ka mbërritur aty pas ngjarjes.
Ngjarja e rëndë u njoftua dje rreth
orës 15.00. Një oficer i Gardës ka
telefonuar në polici se ka parë një
të plagosur, duke u transportuar
me makinë. Menjëherë, policia
ka shkuar në spital, ku ka marrë
kontakte me të afërmit e të plagosurit
rëndë, ndërkohë që ka
identifikuar edhe vendin e ngjarjes,
ku është deklaruar se
gjendej një tjetër viktimë. Sipas të
dhënave të mbledhura, ngjarja
ndodhi në rrugën "Perlat Rexhepi",
që të çon te Garda, afër Fakultetit
Juridik, te një pallat pranë
ish-pub "Moulino" sot një pikë
lotarish sportive. Sipas tyre, në
katin e gjashtë të pallatit, pranë
të cilit jeton dhe Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli, në
banesën e familjes Deliu, u gjet e
vdekur gruaja dhe i plagosur në
gjendje koma, djali i saj 32-vjeçar,
Elton Deliu.
Nga dëshmitë e mbledhura
mësohet se gruaja në moshë të
thyer është gjetur e vdekur në shtratin
e dhomës së saj, kurse në
dhomën tjetër, djali, me plagë të
rënda në trup. Ai u dërgua për në
spital, por gjatë rrugës ndërroi
jetë për shkak të plagëve fatale.
Nga hetimet paraprake, dyshohet
se autorët kanë hipur në katin e
gjashtë të pallatit dhe kanë hyrë
në banesën e familjes Deliu, ku
edhe ka hapur zjarr me armë të
llojit pistoletë dhe më tej janë zhdukur
me shpejtësi për t‘i shpëtuar
ndjekjes së mundshme policore.
Policia, e mbërritur në vendin
e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe
ka ngritur postblloqe, por nuk ka
mundur të gjejë asnjë të dhënë për
identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor ka ndërtuar
ngjarjen kriminale, duke u nisur
nga faktet e mbledhura prej veprimeve
të para procedurale. Sipas
hetimeve, dy persona janë ngjitur
në pallat dhe kanë shkuar te banesa
e familjes Deliu. Dera e banesës
është hapur nga Elton Deliu, i cili
njihet ndryshe me pseudonimin
Kuqi. Sipas policisë, ai është përballur
me dy të njohur të tij, pasi i
ka futur brenda banesës. Më pas,
sipas dëshmitarëve, në banesë ka
pasur një debat të ashpër, ndërkohë
që Deliu është dëgjuar kur ka
thirrur "Na vranë". Por askush nuk
ka dëgjuar krisma, duke ngritur
dyshimet e policisë se është përdorur silenciator. Fillimisht është
qëlluar mbi dhjetë herë mbi 32-
vjeçarin dhe më pas vrasësit kanë
shkuar në dhomën e gjumit, ku
ndodhej e ëma e tij. Ajo ka tentuar
të thërrasë, por ka marrë një
plumb në kokë, duke i shkaktuar
vdekjen e menjëhershme. Policia
shpjegoi se ajo ishte e shtrirë në
krevat e mbuluar nga gjaku, që i
rridhte nga plaga që i kishte shkaktuar
plumbi. Sipas policisë, Flutura
Deliu, ishte e sëmurë dhe nuk
lëvizte nga vendi. Në banesë,
shumë shpejt ka mbërritur nusja
e Deliut, e cila është shtatzënë, që
bashkë me fqinjët ka dhënë
alarmin e vrasjes.
Dy pistat hetimore dhe e shkuara e 32-vjeçarit
Disa pista hetimore për këtë
ngjarje janë ngritur nga policia,
ndërkohë që dy prej tyre janë
më konkrete. Sipas policisë, një
nga këto pista është ajo e larjes së
hesapeve. Grupi hetimor shpjegoi
për "Shqip" se emri i Deliut
nuk është pak i njohur si kontingjent.
Rreth dy vite më parë,
atij i është bërë një tjetër atentat,
por në atë kohë ka shpëtuar. Dy
persona tentuan të vrasin Deliun,
teksa udhëtonte me mjetin e tij,
tip "BMW", por ai u kundërpërgjigj
me armë dhe nga përplasja
nuk pati të dëmtuar. Më
vonë, autorët u arrestuan dhe u
dyshua se konflikti kishte ardhur
për pazare droge. Por, 32-vjeçari
ka qenë i arrestuar edhe për trafik
droge. Një vit më parë, ai u kap me
dy kg lëndë të dyshuar narkotike,
por më vonë rezultoi se ai ishte
thjesht përzierës dhe shumë
shpejt la qelinë. Këto fakte kanë
çuar policinë të dyshojë se
ekzekutimi i tij është bërë për larje
hesapesh, ndërsa e ëma është
vrarë për zhdukjen e të gjithë gjurmëve
të mundshme. Ndërkohë,
pista e dytë për policinë është ajo
e hakmarrjes. Sipas të dhënave,
Elton Deliu njihej edhe si person
gjaknxehtë dhe shpeshherë kishte
pasur probleme të ndryshme.
Nga kjo mendohet se ai ka rënë
pre e ndonjë hakmarrjeje, pa lënë
mënjanë edhe pista të tjera hetimore.
Megjithatë, policia ka shoqëruar
edhe familjarët e tij, të
cilët janë marrë në pyetje deri në
orët e vona të natës në lidhje me
dyshimet për këtë ekzekutim, të
cilësuar si një akt mafioz.
tronditur Tiranën pas
diten e djeshme, kur në
afërsi të Presidencës janë ekzekutuar
nënë e bir. Flutura e Elton
Deliu janë qëlluar në apartamentin
e tyre me pistoletë në një pallat
të ri. 52-vjeçarja ka mbetur e
vdekur në vend, ndërkohë që djali
i saj ka ndërruar jetë rrugës për
në spital. Policia bën të ditur se
Elton Deliu ishte një person me
precedent të rëndë kriminal dhe
vrasja e dyfishtë mendohet të
ketë ndodhur për larje hesapesh.
Sipas policisë, ai njihej me nofkën
Kuqi dhe dy vite më parë i ka
shpëtuar një tjetër atentati,
ndërkohë që ka qenë i arrestuar
edhe për trafik droge.
Atentatorët që i morën jetën
32-vjeçarit Deliu dhe nënës së tij,
kishin një qëllim të qartë:
ekzekutimin e të riut dhe bashkë
me të nënën e tij, e cila nëse shpëtonte
gjallë do të ishte dëshmitare
e atentatit. Policia fillimisht ka
menduar se edhe bashkëshortja
e të vrarit (shtatzënë) ka qenë në
banesë gjatë kryerjes së krimit,
por më vonë është sqaruar se ajo
ka mbërritur aty pas ngjarjes.
Ngjarja e rëndë u njoftua dje rreth
orës 15.00. Një oficer i Gardës ka
telefonuar në polici se ka parë një
të plagosur, duke u transportuar
me makinë. Menjëherë, policia
ka shkuar në spital, ku ka marrë
kontakte me të afërmit e të plagosurit
rëndë, ndërkohë që ka
identifikuar edhe vendin e ngjarjes,
ku është deklaruar se
gjendej një tjetër viktimë. Sipas të
dhënave të mbledhura, ngjarja
ndodhi në rrugën "Perlat Rexhepi",
që të çon te Garda, afër Fakultetit
Juridik, te një pallat pranë
ish-pub "Moulino" sot një pikë
lotarish sportive. Sipas tyre, në
katin e gjashtë të pallatit, pranë
të cilit jeton dhe Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli, në
banesën e familjes Deliu, u gjet e
vdekur gruaja dhe i plagosur në
gjendje koma, djali i saj 32-vjeçar,
Elton Deliu.
Nga dëshmitë e mbledhura
mësohet se gruaja në moshë të
thyer është gjetur e vdekur në shtratin
e dhomës së saj, kurse në
dhomën tjetër, djali, me plagë të
rënda në trup. Ai u dërgua për në
spital, por gjatë rrugës ndërroi
jetë për shkak të plagëve fatale.
Nga hetimet paraprake, dyshohet
se autorët kanë hipur në katin e
gjashtë të pallatit dhe kanë hyrë
në banesën e familjes Deliu, ku
edhe ka hapur zjarr me armë të
llojit pistoletë dhe më tej janë zhdukur
me shpejtësi për t‘i shpëtuar
ndjekjes së mundshme policore.
Policia, e mbërritur në vendin
e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe
ka ngritur postblloqe, por nuk ka
mundur të gjejë asnjë të dhënë për
identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor ka ndërtuar
ngjarjen kriminale, duke u nisur
nga faktet e mbledhura prej veprimeve
të para procedurale. Sipas
hetimeve, dy persona janë ngjitur
në pallat dhe kanë shkuar te banesa
e familjes Deliu. Dera e banesës
është hapur nga Elton Deliu, i cili
njihet ndryshe me pseudonimin
Kuqi. Sipas policisë, ai është përballur
me dy të njohur të tij, pasi i
ka futur brenda banesës. Më pas,
sipas dëshmitarëve, në banesë ka
pasur një debat të ashpër, ndërkohë
që Deliu është dëgjuar kur ka
thirrur "Na vranë". Por askush nuk
ka dëgjuar krisma, duke ngritur
dyshimet e policisë se është përdorur silenciator. Fillimisht është
qëlluar mbi dhjetë herë mbi 32-
vjeçarin dhe më pas vrasësit kanë
shkuar në dhomën e gjumit, ku
ndodhej e ëma e tij. Ajo ka tentuar
të thërrasë, por ka marrë një
plumb në kokë, duke i shkaktuar
vdekjen e menjëhershme. Policia
shpjegoi se ajo ishte e shtrirë në
krevat e mbuluar nga gjaku, që i
rridhte nga plaga që i kishte shkaktuar
plumbi. Sipas policisë, Flutura
Deliu, ishte e sëmurë dhe nuk
lëvizte nga vendi. Në banesë,
shumë shpejt ka mbërritur nusja
e Deliut, e cila është shtatzënë, që
bashkë me fqinjët ka dhënë
alarmin e vrasjes.
Dy pistat hetimore dhe e shkuara e 32-vjeçarit
Disa pista hetimore për këtë
ngjarje janë ngritur nga policia,
ndërkohë që dy prej tyre janë
më konkrete. Sipas policisë, një
nga këto pista është ajo e larjes së
hesapeve. Grupi hetimor shpjegoi
për "Shqip" se emri i Deliut
nuk është pak i njohur si kontingjent.
Rreth dy vite më parë,
atij i është bërë një tjetër atentat,
por në atë kohë ka shpëtuar. Dy
persona tentuan të vrasin Deliun,
teksa udhëtonte me mjetin e tij,
tip "BMW", por ai u kundërpërgjigj
me armë dhe nga përplasja
nuk pati të dëmtuar. Më
vonë, autorët u arrestuan dhe u
dyshua se konflikti kishte ardhur
për pazare droge. Por, 32-vjeçari
ka qenë i arrestuar edhe për trafik
droge. Një vit më parë, ai u kap me
dy kg lëndë të dyshuar narkotike,
por më vonë rezultoi se ai ishte
thjesht përzierës dhe shumë
shpejt la qelinë. Këto fakte kanë
çuar policinë të dyshojë se
ekzekutimi i tij është bërë për larje
hesapesh, ndërsa e ëma është
vrarë për zhdukjen e të gjithë gjurmëve
të mundshme. Ndërkohë,
pista e dytë për policinë është ajo
e hakmarrjes. Sipas të dhënave,
Elton Deliu njihej edhe si person
gjaknxehtë dhe shpeshherë kishte
pasur probleme të ndryshme.
Nga kjo mendohet se ai ka rënë
pre e ndonjë hakmarrjeje, pa lënë
mënjanë edhe pista të tjera hetimore.
Megjithatë, policia ka shoqëruar
edhe familjarët e tij, të
cilët janë marrë në pyetje deri në
orët e vona të natës në lidhje me
dyshimet për këtë ekzekutim, të
cilësuar si një akt mafioz.