Borë, rrëshqitje, rrugë e fshatra të bllokuar
Vetëm pak ditë nga nata e
ndërrimit të viteve shumica
e qyteteve dhe fshahtrave
janë mbuluar nga
dëbora. Bllokime rrugësh, komuna
të izoluara dhe avari në rrjetet
energjetike kanë shoqëruar 24-
orëshin e kaluar pjesën dërrmuese
të territorit. Situata atmosferike
ka vështirësuar kalimin
e automjeteve duke bërë të
detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve.
Në disa raste është dashur
të bllokohet qarkullimi për disa
orë rresht.
Gjirokastra
Reshje të shumta dhe të papritura
dëbore kanë filluar dje në
orët e para të mëngjesit në krejt
Luginën e Drinosit, qytetin e
Gjirokastrës dhe pothuajse krejt
rajonin jugor të vendit në lartësitë
mbi 500 metra mbi nivelin e detit.
Fillimisht është bllokuar qarkullimi
i automjeteve në Qafën e
Muzinës që lidh Rrethet e
Delvinës dhe Gjirokastrës,
ndërkohë që edhe vetë qytetit i
gurtë i Gjirokastrës është gdhirë
krejt i zbardhur nga bora.
Qarkullimi në rrugën e vështirë
malore që lidh Gjirokastrën dhe
Sarandën në Qafë të Muzinës
deri në orën 7 të mëngjesit ka
qenë pothuajse i bllokuar që
kapi lartësinë e 30 centimetrave.
Dhjetëra automjete të emigrantëve
të ardhura nga Greqia
për festat e fundvitit në Shqipëri,
gjatë udhëtimit për në zonën e
Himarës, Sarandës dhe Delvinës
kanë qenë të detyruara të presin
për afro dy orë në kthesën e Jorgucatit.
Një grup punonjësish të
mirëmbajtjes së rrugëve kanë
vazhduar të pastrojnë dhe të
kontrollojnë gjendjen teknike të
rrugës në Qafë të Muzinës.
Ndërkaq, punonjësit e sektorit të
qarkullimit rrugor kanë ngritur
dy postblloqe në këtë aks dhe
kanë rekomanduar drejtuesit e
mjeteve që të vendosin zinxhirët
e borës në gomat e mjeteve për
të siguruar një qarkullim pa probleme
në këtë pjesë rruge. Dëbora
ka bllokuar edhe Kakavijën ku
gjatë orëve të pasdites nuk ka pasur
asnjë lëvizje automjetesh dhe
njerëzish. Policia po tentonte të
zhbllokonte aksin rrugor për të
bërë të mundshëm kalimin. Me
probleme dhe vështirësi në
qarkullim për shkak të dëborës ka
qenë edhe autostrada e re nga
Kakavija në afërsi të Ujit të ftohtë
në Tepelenë. Në shumë raste autoveturat
e emigrantëve kanë
rrëshqitur, duke dalë nga gjerësia
e rrugës, por në asnjë rast këto aksidente
të shpeshta dhe të lehta
nuk kanë shënuar të lënduar dhe
dëme. "Çarçafi" i bardhë ka krijuar
në Gjirokastër një peizazh të papërsëritshëm
dhe mjaft probleme
për lëvizjen e njerëzve dhe
mjeteve sidomos në pjesën historike
të qytetit. Në zonën
muzeale kanë qarkulluar vetëm
automjete me zinxhirë dhe fuoristrada
të pajisura me sistemin e
lëvizjes 4X4. Deri në orën 11.00
shtresa e dëborës kishte arritur në
mbi 15 cm, por reshjet e dëborës
kanë vazhduar gjatë gjithë ditës
dhe trashësia ka ardhur duke u
rritur deri në 20 centimetra.
Dibra
Reshjet e dëborës që nisën në
pasditen e të premtes, shkaktuan
vështirësi në lëvizjen e automjeteve
në aksin rrugor nacional
Peshkopi-Tiranë. Ashtu sikurse
sollën izolimin e disa prej komunave
të Qarkut verilindor
të Dibrës, ku
bëjnë pjesë rrethet
Dibër, Bulqizë dhe
Mat. Në mjaft segmente
të kësaj rruge,
pati bllokim makinash
kryesisht për
mospajisje të tyre me
zinxhirë, ku ndër segmentet
më problematikë
ishin ata të malores
së Llasenit në të
dalë të qytetit të
Peshkopisë dhe Qafa
e Qenokut. Gjithashtu,
segmentet "Rruga
e Arbrit", në rrethin e
Bulqizës, si në vendin
e quajtur "Tri Çezmat
e Zerqanit", Pishat në
Fushë-Bulqizë dhe
Ura e Qytetit, ku kalimi
i automjeteve nuk
mund të bëhet pa
zinxhirë. Shkak i kësaj
vështirësie është
bërë rënia e dëborës,
trashësia e së cilës shkon
nga 15 deri në 40 centimetra,
në zona të thella malore. Shtimi i
reshjeve të dëborës në 24-orëshin
e fundit, ka bërë që komuna të tilla
si: Lura, Kalaja e Dodës, Sllova,
Selishta, në rrethin e Dibrës, Trebishti,
Martaneshi, në rrethin e Bulqizës
dhe Xibër-Murrize, Derjan,
Macukull në rrethin e Matit, të
mbeten të izoluara për shkak të
bllokimit të rrugëve. Në të gjitha
rrugët rurale të rretheve Dibër,
Bulqizë dhe Mat, ka probleme me
mirëmbajtjen e tyre, pasi ndërmarrjet
rurale të këtyre rrugëve,
në varësi nga Këshilli i Qarkut
Dibër, janë kthyer në inekzistente,
pa asnjë mundësi për të siguruar
lidhjen e komunave me rrugën
nacionale. Nuk vihet re të jetë
ndërmarrë asnjë përgatitje nga
rrugorët e rrugëve nacionale, ashtu
edhe nga ata të rrugëve rurale.
Kukësi
Temperaturat e ulëta dhe
stuhitë
e dëborës kanë përfshirë
edhe Verilindjen e vendit, duke
vështirësuar qarkullimin e
mjeteve në akset kombëtare të
rrugëve, si dhe duke bllokuar disa
prej rrugëve rurale të komunave të
Qarkut të Kukësit. Sipas njoftimit
të policisë rrugore të Kukësit, probleme
serioze paraqiten në rrugën
Tiranë-Kukës dhe anasjelltas në
segmentet Qafë-Mali, Qafë-Shllak,
Kalimash, Shëmri etj., ku asfalti
ka zënë një shtresë akulli dhe
automjetet mund të kalojnë
vetëm me zinxhirë. Lëvizja e automjeteve
të rënda në shumë
Raportohen bllokime aksesh rrugore dhe izolim i shumë fshatrave në disa qarqe të Shqipërisë
Reshjet e dëborës mbulojnë vendin
Në Dibër, dëbora arrin deri në 40 centimetra mbi sipërfaqe
kthesa bëhet pothuajse i pamundur
dhe në tërësi ndërrimi në
rrugën e ngushtë ka shkaktuar
vonesa dhe panik tek udhëtarët.
Specialistët këshillojnë që me
këto temperatura duhet shmangur
udhëtimi i automjeteve të
tonazhit të rëndë, sidomos
gjatë orëve të
natës kur temperaturat
ulen edhe më
shumë. Policia rrugore
do të marra
masa ndëshkuese
ndaj çdo drejtuesi
mjeti që udhëton pa
zinxhirë dëbore.
Ende nuk ka njoftime
për aksidente,
ndërsa fadromat e
Ndërmarrjes së
Rrugëve qëndrojnë
në këto pika, si dhe
dy kamionë udhëtojnë
në këto segmente
duke hedhur
skorie dhe kripë.
Edhe rruga nacionale
Kukës-Shishtavec
paraqet vështirësi
ku në fshatin Shtrezë
traseja ka pësuar shkarje
dhe mjetet
kalojnë vetëm me
ndihmën e një traktori.
Rrugët rurale të
komunave Grykë-Çajë, Zapod,
Kalis, Arrën etj., të rrethit të
Kukësit si dhe në Lekbibaj, Fierzë
etj., të rrethit të Tropojës raportohen
të bllokuara. Ulja e temperaturave
ka vështirësuar qarkullimin
e mjeteve edhe në rrugët e
qytetit të Kukësit, si dhe në aksin
Kukës-Prizren.
Korça
Reshje të vazhdueshme dëbore
të rëna në rajonin e Korçës jo vetëm
që kanë krijuar një situatë të vërtetë
dimri, por janë bërë edhe shkak aksidentesh
të shumta automobilistike.
Për gati 18 orë, në rajonin
juglindor kanë rënë reshje që për
fat nuk kanë qenë të dendura. Në
zonat e larta malore të Qarkut të
Korçës si Qafa e Qarrit, Kapshtica,
Qafa e Thanës, Dardha, Voskopoja,
Vithkuqi etj., trashësia e dëborës
ka arritur mbi 30 centimetra, duke
vështirësuar së tepërmi qarkullimin
e mjeteve. Në zonat fushore,
trashësia e dëborës nuk i kalon 10
centimetra, e po kështu edhe në
qytetin e Korçës, i cili përjeton një
atmosferë dimri tani në prag të Vitit
të Ri. Mëngjesi i së shtunës ka bërë
të detyrueshëm lëvizjen e automjeteve
me zinxhirë mbrojtës, për
shkak se dëbora e rënë gjatë natës
ka krijuar një shtresë të ngrirë që
rrezikon së tepërmi me aksidente
automobilistike. Përplasje dhe
rrëshqitje të shumta mjetesh janë
regjistruar në rrugët e rajonit të Korçës
gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë
e rënies së dëborës dhe ngrirjes
së saj. Policia rajonale raportoi
se ishin regjistruar të paktën 30
aksidente automobilistike, me 7
persona të plagosur lehtë. Në
lartësitë më të mëdha si: Qafa e
Qarrit, Qafë-Thana, Qafë-Plloca
apo edhe në superstradën në
ndërtim e sipër Korçë - Qafë-Pllocë
ka pasur bllokime të lëvizjes së
mjeteve për shkak të përplasjes së
makinave apo rrëshqitjes së tyre.
Për automjetet, ka qenë një situatë
e rënduar qarkullimi në supestradën
Korçë- Kapshticë.
Gjirokaster, 20 fshatra të qarkut mbeten të izoluar
Rreth 20 fshatra të Prefekturës së Qarkut të
Gjirokastrës, kanë mbetur të izoluar, për shkak
të reshjeve të shumta të dëborës. Sipas informacioneve,
fshatrat në rajonin jugor ndodhen në
lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Pavarësisht
nga bllokimi dhe falë masave që vetë banorët
kanë marrë, situata paraqitet normale. Trashësia e
dëborës në këto zona ka shkuar mbi 40 centimetra,
por i njëjti problem është edhe në komunat e Zagories
dhe Pogonit në rrethin e Gjirokastrës, Kurveleshit
në Tepelenë dhe në Komunën e Frashërit të
rrethit të Përmetit. Fatmirësisht nuk është shënuar
asnjë aksident rrugor, për shkak të shtimit të punonjësve
të qarkullimit rrugor, të cilët vazhdimisht orientojnë
drejtuesit e automjeteve të ecin sipas rregullave
të qarkullimit rrugor.
ndërrimit të viteve shumica
e qyteteve dhe fshahtrave
janë mbuluar nga
dëbora. Bllokime rrugësh, komuna
të izoluara dhe avari në rrjetet
energjetike kanë shoqëruar 24-
orëshin e kaluar pjesën dërrmuese
të territorit. Situata atmosferike
ka vështirësuar kalimin
e automjeteve duke bërë të
detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve.
Në disa raste është dashur
të bllokohet qarkullimi për disa
orë rresht.
Gjirokastra
Reshje të shumta dhe të papritura
dëbore kanë filluar dje në
orët e para të mëngjesit në krejt
Luginën e Drinosit, qytetin e
Gjirokastrës dhe pothuajse krejt
rajonin jugor të vendit në lartësitë
mbi 500 metra mbi nivelin e detit.
Fillimisht është bllokuar qarkullimi
i automjeteve në Qafën e
Muzinës që lidh Rrethet e
Delvinës dhe Gjirokastrës,
ndërkohë që edhe vetë qytetit i
gurtë i Gjirokastrës është gdhirë
krejt i zbardhur nga bora.
Qarkullimi në rrugën e vështirë
malore që lidh Gjirokastrën dhe
Sarandën në Qafë të Muzinës
deri në orën 7 të mëngjesit ka
qenë pothuajse i bllokuar që
kapi lartësinë e 30 centimetrave.
Dhjetëra automjete të emigrantëve
të ardhura nga Greqia
për festat e fundvitit në Shqipëri,
gjatë udhëtimit për në zonën e
Himarës, Sarandës dhe Delvinës
kanë qenë të detyruara të presin
për afro dy orë në kthesën e Jorgucatit.
Një grup punonjësish të
mirëmbajtjes së rrugëve kanë
vazhduar të pastrojnë dhe të
kontrollojnë gjendjen teknike të
rrugës në Qafë të Muzinës.
Ndërkaq, punonjësit e sektorit të
qarkullimit rrugor kanë ngritur
dy postblloqe në këtë aks dhe
kanë rekomanduar drejtuesit e
mjeteve që të vendosin zinxhirët
e borës në gomat e mjeteve për
të siguruar një qarkullim pa probleme
në këtë pjesë rruge. Dëbora
ka bllokuar edhe Kakavijën ku
gjatë orëve të pasdites nuk ka pasur
asnjë lëvizje automjetesh dhe
njerëzish. Policia po tentonte të
zhbllokonte aksin rrugor për të
bërë të mundshëm kalimin. Me
probleme dhe vështirësi në
qarkullim për shkak të dëborës ka
qenë edhe autostrada e re nga
Kakavija në afërsi të Ujit të ftohtë
në Tepelenë. Në shumë raste autoveturat
e emigrantëve kanë
rrëshqitur, duke dalë nga gjerësia
e rrugës, por në asnjë rast këto aksidente
të shpeshta dhe të lehta
nuk kanë shënuar të lënduar dhe
dëme. "Çarçafi" i bardhë ka krijuar
në Gjirokastër një peizazh të papërsëritshëm
dhe mjaft probleme
për lëvizjen e njerëzve dhe
mjeteve sidomos në pjesën historike
të qytetit. Në zonën
muzeale kanë qarkulluar vetëm
automjete me zinxhirë dhe fuoristrada
të pajisura me sistemin e
lëvizjes 4X4. Deri në orën 11.00
shtresa e dëborës kishte arritur në
mbi 15 cm, por reshjet e dëborës
kanë vazhduar gjatë gjithë ditës
dhe trashësia ka ardhur duke u
rritur deri në 20 centimetra.
Dibra
Reshjet e dëborës që nisën në
pasditen e të premtes, shkaktuan
vështirësi në lëvizjen e automjeteve
në aksin rrugor nacional
Peshkopi-Tiranë. Ashtu sikurse
sollën izolimin e disa prej komunave
të Qarkut verilindor
të Dibrës, ku
bëjnë pjesë rrethet
Dibër, Bulqizë dhe
Mat. Në mjaft segmente
të kësaj rruge,
pati bllokim makinash
kryesisht për
mospajisje të tyre me
zinxhirë, ku ndër segmentet
më problematikë
ishin ata të malores
së Llasenit në të
dalë të qytetit të
Peshkopisë dhe Qafa
e Qenokut. Gjithashtu,
segmentet "Rruga
e Arbrit", në rrethin e
Bulqizës, si në vendin
e quajtur "Tri Çezmat
e Zerqanit", Pishat në
Fushë-Bulqizë dhe
Ura e Qytetit, ku kalimi
i automjeteve nuk
mund të bëhet pa
zinxhirë. Shkak i kësaj
vështirësie është
bërë rënia e dëborës,
trashësia e së cilës shkon
nga 15 deri në 40 centimetra,
në zona të thella malore. Shtimi i
reshjeve të dëborës në 24-orëshin
e fundit, ka bërë që komuna të tilla
si: Lura, Kalaja e Dodës, Sllova,
Selishta, në rrethin e Dibrës, Trebishti,
Martaneshi, në rrethin e Bulqizës
dhe Xibër-Murrize, Derjan,
Macukull në rrethin e Matit, të
mbeten të izoluara për shkak të
bllokimit të rrugëve. Në të gjitha
rrugët rurale të rretheve Dibër,
Bulqizë dhe Mat, ka probleme me
mirëmbajtjen e tyre, pasi ndërmarrjet
rurale të këtyre rrugëve,
në varësi nga Këshilli i Qarkut
Dibër, janë kthyer në inekzistente,
pa asnjë mundësi për të siguruar
lidhjen e komunave me rrugën
nacionale. Nuk vihet re të jetë
ndërmarrë asnjë përgatitje nga
rrugorët e rrugëve nacionale, ashtu
edhe nga ata të rrugëve rurale.
Kukësi
Temperaturat e ulëta dhe
stuhitë
e dëborës kanë përfshirë
edhe Verilindjen e vendit, duke
vështirësuar qarkullimin e
mjeteve në akset kombëtare të
rrugëve, si dhe duke bllokuar disa
prej rrugëve rurale të komunave të
Qarkut të Kukësit. Sipas njoftimit
të policisë rrugore të Kukësit, probleme
serioze paraqiten në rrugën
Tiranë-Kukës dhe anasjelltas në
segmentet Qafë-Mali, Qafë-Shllak,
Kalimash, Shëmri etj., ku asfalti
ka zënë një shtresë akulli dhe
automjetet mund të kalojnë
vetëm me zinxhirë. Lëvizja e automjeteve
të rënda në shumë
Raportohen bllokime aksesh rrugore dhe izolim i shumë fshatrave në disa qarqe të Shqipërisë
Reshjet e dëborës mbulojnë vendin
Në Dibër, dëbora arrin deri në 40 centimetra mbi sipërfaqe
kthesa bëhet pothuajse i pamundur
dhe në tërësi ndërrimi në
rrugën e ngushtë ka shkaktuar
vonesa dhe panik tek udhëtarët.
Specialistët këshillojnë që me
këto temperatura duhet shmangur
udhëtimi i automjeteve të
tonazhit të rëndë, sidomos
gjatë orëve të
natës kur temperaturat
ulen edhe më
shumë. Policia rrugore
do të marra
masa ndëshkuese
ndaj çdo drejtuesi
mjeti që udhëton pa
zinxhirë dëbore.
Ende nuk ka njoftime
për aksidente,
ndërsa fadromat e
Ndërmarrjes së
Rrugëve qëndrojnë
në këto pika, si dhe
dy kamionë udhëtojnë
në këto segmente
duke hedhur
skorie dhe kripë.
Edhe rruga nacionale
Kukës-Shishtavec
paraqet vështirësi
ku në fshatin Shtrezë
traseja ka pësuar shkarje
dhe mjetet
kalojnë vetëm me
ndihmën e një traktori.
Rrugët rurale të
komunave Grykë-Çajë, Zapod,
Kalis, Arrën etj., të rrethit të
Kukësit si dhe në Lekbibaj, Fierzë
etj., të rrethit të Tropojës raportohen
të bllokuara. Ulja e temperaturave
ka vështirësuar qarkullimin
e mjeteve edhe në rrugët e
qytetit të Kukësit, si dhe në aksin
Kukës-Prizren.
Korça
Reshje të vazhdueshme dëbore
të rëna në rajonin e Korçës jo vetëm
që kanë krijuar një situatë të vërtetë
dimri, por janë bërë edhe shkak aksidentesh
të shumta automobilistike.
Për gati 18 orë, në rajonin
juglindor kanë rënë reshje që për
fat nuk kanë qenë të dendura. Në
zonat e larta malore të Qarkut të
Korçës si Qafa e Qarrit, Kapshtica,
Qafa e Thanës, Dardha, Voskopoja,
Vithkuqi etj., trashësia e dëborës
ka arritur mbi 30 centimetra, duke
vështirësuar së tepërmi qarkullimin
e mjeteve. Në zonat fushore,
trashësia e dëborës nuk i kalon 10
centimetra, e po kështu edhe në
qytetin e Korçës, i cili përjeton një
atmosferë dimri tani në prag të Vitit
të Ri. Mëngjesi i së shtunës ka bërë
të detyrueshëm lëvizjen e automjeteve
me zinxhirë mbrojtës, për
shkak se dëbora e rënë gjatë natës
ka krijuar një shtresë të ngrirë që
rrezikon së tepërmi me aksidente
automobilistike. Përplasje dhe
rrëshqitje të shumta mjetesh janë
regjistruar në rrugët e rajonit të Korçës
gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë
e rënies së dëborës dhe ngrirjes
së saj. Policia rajonale raportoi
se ishin regjistruar të paktën 30
aksidente automobilistike, me 7
persona të plagosur lehtë. Në
lartësitë më të mëdha si: Qafa e
Qarrit, Qafë-Thana, Qafë-Plloca
apo edhe në superstradën në
ndërtim e sipër Korçë - Qafë-Pllocë
ka pasur bllokime të lëvizjes së
mjeteve për shkak të përplasjes së
makinave apo rrëshqitjes së tyre.
Për automjetet, ka qenë një situatë
e rënduar qarkullimi në supestradën
Korçë- Kapshticë.
Gjirokaster, 20 fshatra të qarkut mbeten të izoluar
Rreth 20 fshatra të Prefekturës së Qarkut të
Gjirokastrës, kanë mbetur të izoluar, për shkak
të reshjeve të shumta të dëborës. Sipas informacioneve,
fshatrat në rajonin jugor ndodhen në
lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Pavarësisht
nga bllokimi dhe falë masave që vetë banorët
kanë marrë, situata paraqitet normale. Trashësia e
dëborës në këto zona ka shkuar mbi 40 centimetra,
por i njëjti problem është edhe në komunat e Zagories
dhe Pogonit në rrethin e Gjirokastrës, Kurveleshit
në Tepelenë dhe në Komunën e Frashërit të
rrethit të Përmetit. Fatmirësisht nuk është shënuar
asnjë aksident rrugor, për shkak të shtimit të punonjësve
të qarkullimit rrugor, të cilët vazhdimisht orientojnë
drejtuesit e automjeteve të ecin sipas rregullave
të qarkullimit rrugor.