E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Welcome in Albania" sjell vdekjen e katër emigrantëve

Gjashtë persona kanë
ndërruar jetë dje për
shkak të aksidenteve
të ndryshme të ndodhura
në të gjithë territorin e
Shqipërisë. Policia rrugore ka
njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit
janë regjistruar 30 aksidente,
ku më i rëndi ka qenë ai i Fushë-
Krujës me vdekjen e katër emigrantëve.
Ndërkohë, aksidente
të tjera me vdekje janë shënuar
edhe në rrethe të tjera, ku nuk ka
munguar edhe numri i lartë i të
plagosurve.
Vdesin katër
emigrantë
Katër emigrantë të sapokthyer
për festat e fundit të vitit, kanë
humbur jetën dje herët më
mëngjes si pasojë e një aksidenti
automobilistik. Makina me të
cilën udhëtonin emigrantët është
përplasur me një tabelë, ku shkruante
"Welcome in Albania"
(Mirë se vini në Shqipëri), për shkak
të shpejtësisë dhe terrenit të
lagësht. Aksidenti ka qenë fatal,
duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme
të emigrantëve, për të
cilët janë dashur mbi gjashtë orë
që të identifikohen.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje
rreth orës 05:00 të mëngjesit kur
një makinë me targa të huaja AV
066 YK teksa kalonte në rrugën
Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të
Prezës, ka dalë nga rruga në vendin
e quajtur "Ahmetaq". Si pasojë
të katër personat, banorë të
Durrësit që ndodheshin në makinë
kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia, e cila ka
mbërritur menjëherë në vendngjarje,
pas një pune për gjashtë
orë, ka identifikuar viktimat, të
cilët janë emigrantë shqiptarë që
punojnë e jetojnë në Itali. "Viktimat
janë Orjent Muça, 25 vjeç, Ilir
Haxhi, 28 vjeç, Redi Pina, 19 vjeç
dhe Lorenc Pirra, 28 vjeç, të gjithë
nga qyteti i Durrësit", deklaroi
policia e kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga policia
rrugore, të rinjtë, po udhëtonin
me një mjet "Renault", në rrugën
që lidh Fushë-Krujën me Vorën.
Nga hetimet paraprake dyshohet
se aksidenti mund të ketë
ndodhur për shkak të shpejtësisë,
ose lagështisë së rrugës, gjë
që ka çuar në përplasjen e automjetit
me një reklamë anësore të
autostradës.
Sipas policisë, aksidenti ka
qenë tejet i rëndë edhe për shkak
të terrenit të rrëshqitshëm. Burimet
nga grupi i punës thanë se
mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi
tej normave të lejuara dhe kur
ka tentuar të frenojë, është zhvendosur
në pjesën anësore të
rrugës, por pa mundur të ulë
shpejtësinë. Kështu, mjeti është
përplasur me një tabelë, ku shkruante
"Welcome in Albania". Pas
kësaj, makina është rrokullisur,
duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme
të rinjve brenda saj.
Policia është njoftuar se aksidenti
kishte ndodhur te kthesa
në Urën e Gjolës, dhe sipas ekspertëve
të rinjtë brenda makinës
kishin marrë dëmtime të
shumta trupore. Kjo ka vështirësuar
më tepër punën për identifikimin
e tyre, veç drejtuesit të
mjetit, i cili ka qenë i pajisur me
patentë. Ndërsa miqtë e tij nuk
kanë pasur me vete dokument
identifikimi. Por, pas një pune të
policisë rrugore, viktimat janë
nxjerrë nga makina dhe janë
identifikuar, duke u dërguar
edhe në morgun e kryeqytetit.
Katër të rinjtë kishin pak ditë
që ishin kthyer nga Italia, ku
punonin dhe studionin. Motivi i
ardhjes së tyre në Shqipëri kanë
qenë festat e fundit të vitit, të
cilat nuk kanë arritur t‘i gëzojnë.
Me këtë rast, policia ka tërhequr
edhe njëherë vëmendjen e drejtuesve
të mjeteve për respektimin
e rregullave të qarkullimit
rrugor për shkak edhe të terreneve
jo të përshtatshme gjatë këtyre
ditëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›